Lajme
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut, në recesion
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë e Veriut tregojnë në çerekun e tretë të vitit 2020, Bruto Prodhimi Vendor ka shënuar trend negativ për minus 3.3 për qind.
Me shënimin e trendeve negative edhe në dy çerekët e parë të vitit, ekonomia e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht hyn në recesion, pasi që prej paraqitjes së pandemisë së koronavirusit, e deri në fund të shtatorit, ka pasur rënie ekonomike për minus 5.7 për qind.
Ndërkohë, pritet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ishin pikërisht që në tremujorin e tretë të këtij viti të nisë stabilizimi i ekonomisë së shtetit pas goditjes që ka marrë nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi. Qeveria kishte parashikuar që Bruto Produkti Vendor nuk do të shënonte trend negativ prej më shumë se 4.4 për qind. Përderisa, projeksioni i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut kishte parashikuar që BPV-ja do të binte për minus 4.9 për qind.
Pandemia rrit shkallën e varfërisë në Maqedoninë e Veriut
Guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska-Bezhovska, thotë se ekonomia e vendit, në bazë të normave të projektuara, mund të kthehet në nivelin që ishte para pandemisë tek në vitin 2022.
“Në periudhën afatmesme, parashikojmë rimëkëmbje graduale, por të moderuar të aktivitetit ekonomik, me norma rritjeje prej 3.9 për qind, 3.6 për qind dhe 4 për qind, përkatësisht në vitin 2021, 2022 dhe 2023”, thotë guvernatorja Angellovska -Bezhovska.
Me analiza lidhur me trendin negativ të rritjes ekonomike ka dalë edhe Instituti për Kërkime Ekonomike Financiare, ku thuhet se ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të shënoi rënie prej 4.8 për qind.
Nga ky institut thonë se pakoja e masave kundër krizës së pandemisë, ka parandaluar rënien edhe më të madhe ekonomike. Por, sipas analizës së tyre, rimëkëmbja ekonomike kryesisht është e lidhur me efikasitetin e vaksinimit të popullatës kundër koronavirusit të ri.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se rimëkëmbja e prodhimit industrial mund të kontribuojë në përshpejtimin e stabilitetit ekonomik.
“Ne mbetemi në projeksionin se rënia ekonomike do të mbetet në 4.4 për qind. Disa herë kam theksuar se prodhimtaria industriale shënon rritje në trajektoren për sa i përket rimëkëmbjes nga kriza që shkaktoi pandemia. Përderisa kemi rënie të prodhimtarisë industrial për 30 për qind në çerekun e dytë, nuk mund të presim që në çerekun e tretë të kalojë menjëherë në përqindje pozitive, por është shpresëdhënëse se kemi rritje të trajektores për sa i përket prodhimit industrial”, thotë Bytyqi.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar FOPH: "Kulmi i valës së gripit u arrit në javën e parë të vitit, katër javë... -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025 -
Zvicra kërkon përjashtim nga masat mbrojtëse të BE-së për çelikun -
Tragjedia në Crans-Montana: edhe dy punonjës komunalë nën hetim













