Shkurt.ch
Ekonomistët: Frëngjishtja para anglishtes
Frëngjishtja në ekonominë zvicerane ka një prioritet të lartë. Prandaj, është edhe nevojë që punëtorët e kompanive zvicerane të mësojnë si gjuhë të dytë një gjuhë të vendit
Për gati një muaj në Zvicër po zhvillohet debati se cilën gjuhë të huaj duhet ta mësojnë nxënësit në shkollat fillore të Zvicrës gjermane: frëngjishten ose anglishten. Për herë të parë ka marrë një vendim Parlamenti i Kantonit Thurgau dhe ka vendosur që frëngjishtja të jetë gjuha e dytë pas gjermanishtes. Pas Thurgaus, të njëjtën e kanë ndjekur kantonet Nidwalden dhe Lucern.
Në këtë debat janë përfshirë edhe ekonomistët zviceranë. Për gazetën “Aargauer Zeitung” shpjegon Hans-Ulrich Bigler, drejtor i Unionit për punësim.
“Frëngjishtja në ekonominë zvicerane ka një prioritet të lartë. Prandaj, është edhe nevojë që punëtorët e kompanive zvicerane të mësojnë si gjuhë të dytë një gjuhë nacionale të vendit”, tha Bigler.
Edhe korporatat e ndryshme të mëdha zvicerane, si: Migros dhe Coop, kanë theksuar rëndësinë e të mësuarit frëngjisht në shkollat fillore. Edhe SBB Swisscom, Post, promovojnë shkëmbimin kulturor midis pjesëve të ndryshme të vendit nëpërmjet programeve të shkëmbimit në kuadër të kompanive të tyre.
Kompani të tilla, si ABB, Nestle ose AXPO, kanë një përgjigje jo shumë të qartë në këtë drejtim. Shpesh të punësuarit janë rekrutuar nga e tërë Evropa dhe gjuha angleze është gjuha e tyre e përbashkët. Mirëpo në kompaninë Nestle në Vevey shumica e punëtorëve zviceranë flasin gjermanisht dhe frëngjisht. Prandaj shumëgjuhësia rrit mundësitë në karrierë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër














