CH-Ballkani
Ekskluzive: Pritje mbi tri orë në kufirin me Kroacinë
Po ashtu edhe sot vërehet një numër i madh i veturave me targa zvicerane e gjermane, thotë dëshmitari
Mërgimtarët po kthehen nga pushimet që i kanë bërë në Kosovë, derisa maltretimi është i madh për ta, për t’u kthyer në vendet ku jetojnë e punojnë.
Përveç që duhet të presin në kufirin me Serbinë, ata po presin edhe në dalje të Serbisë, në kufi me Kroacinë, thonë dëshmitarët ekskluzivisht për albinfo.ch.
Pritjet janë mbi tri orë, derisa fluksi i veturave është vazhdimisht në rritje. Po ashtu edhe sot vërehet një numër i madh i veturave me targa zvicerane e gjermane, thotë dëshmitari, përcjell albinfo.ch.
Sipas radiove lokale, luten udhëtaret që të shmangin fluksin e madh në daljen Batrovci, duke marrë rrugë të tjera alternative jashtë autostradës.
Ajo çfarë vërehet në këto pika, serbët dhe kroatët vazhdojnë të mos lëshojnë asnjë udhëtar pa i verifikuar dokumentacionin.
Kjo procedurë e kontrollimit të çdo udhëtari merr shume kohë dhe lë udhëtarët të presin me orë të tëra nën temperatura të larta.
Pritjet e gjata i vështirësojnë gjithsesi jashtë mase, drejtuesit e pandërgjegjshëm të veturave, të cilat futen ‘ilegalisht’ në korsinë e ndarë për raste emergjente.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike Studimi tregon se 88% e të rinjve në Zvicër ndihen mirë nga ana psikologjike, por një... -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme















