Lajme
Ekspertë të KE-së vlerësojnë përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave
"Një numër i vogël i kritereve kërkon ende punë në mënyrë që procesi të përmbyllet përfundimisht”
Një grup ekspertësh faktmbledhës për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian (KE) që ka qëndruar në Kosovës nga 13 deri më 17 korrik, ka vlerësuar se përkushtimi i institucioneve të Kosovës për përmbushjen e kritereve, është shtuar i dukshëm, por kjo duhet të vazhdohet edhe më tej. Në një debat që ata e mbajtën të hënën me Ministrinë e Integrimeve Evropiane (MIE), vlerësuan se “një numër i vogël i kritereve kërkon ende punë në mënyrë që procesi të përmbyllet përfundimisht”.
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, në këtë debat ka thënë se rëndësia e misionit vlerësues të KE-së “është qenësore sepse raporti që do të hartohet nga ekspertët do të hap rrugë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave”.
Ndërkaq Fisnik Rexhepi, këshilltar i lartë politik i ministrit për Integrim Evropian dhe njëherësh koordinator teknik i procesit të liberalizimit, ka bërë të ditur se ekspertët nga KE kanë zhvilluar mbi 50 takime dhe vizita në terren me përfshirje të mbi 100 përfaqësuesve institucional, me ç’rast janë prezantuar të arriturat në adresimin e kritereve teknike të cilat janë vlerësuar nga ekspertët.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel








