Lajme
Ekspertët: Nuk përjashtohej që koronavirusi të mbërrinte në Zvicër
"Mjekët dhe laboratorët tani duhet të raportojnë në kantone dhe Qeverinë Federale brenda dy orëve për rastet e dyshuara të koronavirusit"
Ekspertët nuk kishin përjashtuar se virusi mund të arrinte edhe në Zvicër. “Ne duhet të presim raste të tjera në Evropë,” ka thënë për 20minuten.ch Jonas Montani, nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). Për këtë arsye, mjekët dhe laboratorët tani duhet të raportojnë në kantone dhe Qeverinë Federale brenda dy orëve për rastet e dyshuara të koronavirusit.
Ai thotë më tutje se mostrat ekzaminohen përmes një testi specifik në Qendrën Kombëtare të Referencave për sëmundje virale në zhvillim (Navi) në Gjenevë, transmeton albinfo.ch. Pauline Vetter, një infektologe në Laboratorin e Virologjisë në Spitalin Universitar në Gjenevë, e pyetur nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA, ka thënë se tri javë më parë kishte marrë mostra të rasteve të dyshuara të koronavirusit, përcjell albinfo.ch. Deri më tani, asnjë nga dhjetë deri në 100 raste të dyshuara nga Zvicra nuk janë konfirmuar.
Sipas sistemit që përdoret në këto raste, duhen tetë orë për të marrë rezultatin e provës. Nga tri faza testimi kryhen çdo ditë; në orën 10 të mëngjesit, 15 pasdite dhe 20 në mbrëmje, transmeton albinfo.ch. Testet bëhen pa përjashtim çdo ditë, pra edhe në ditët e festave publike dhe në fundjava.
Sipas Vetter, nga e hëna e tutje duhet të jetë në dispozicion një linjë telefonike, nga e cila personeli mjekësor mund të marrë informacione se si t`i trajtojë rastet e dyshuara.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih













