Lajme
Ekspertët paralajmërojnë për koronën dhe sezonin e gripit
"Situata është më e mirë se një vit më parë, por duhet të jemi të vetëdijshëm se pandemia e koronës ende nuk ka përfunduar"
Ekspertët kryesorë evropianë të shëndetësisë paralajmërojnë për një barrë të dyfishtë të infeksioneve të koronës dhe gripit në sezonin e ardhshëm të gripit.
Situata është më e mirë se një vit më parë, por duhet të jemi të vetëdijshëm se pandemia e koronës ende nuk ka përfunduar, ka thënë të mërkurën Komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides, shkruan srf.ch.
Sipas saj, ka shenja se ka nisur një valë e re në Evropë.
Njësoj, për ardhjen e një vale të re të pandemisë janë shprehur edhe drejtori rajonal i OBSH-së Hans Kluge dhe drejtori i Autoritetit Shëndetësor të BE-së ECDC, Andrea Ammon, transmeton albinfo.ch
Vaksinimi është ende një nga mjetet më efektive kundër viruseve të koronës dhe gripit dhe duhet të përdoret nga të moshuarit dhe grupet e rrezikut, thanë tre ekspertët.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












