Lajme
Eksperti i vaksinave, i nominuar për Nobel: “Joe Biden gaboi kur tha se pandemia ka mbaruar”
Dr. Peter Hotez thotë se Joe Biden gaboi kur tha se pandemia ka mbaruar dhe paralajmëron se SHBA rrezikon së shpejti një tjetër valë vdekjeprurëse të koronavirusit
Joe Biden gaboi kur shpalli të përfunduar pandeminë e koronavirusit në SHBA, ka thënë për Guardian një nga ekspertët kryesorë të vendit për virusin.
Dr. Peter Hotez, bashkëdrejtor i Qendrës për Zhvillimin e Vaksinave në spitalin e Fëmijëve në Teksas dhe dekan i Shkollës Kombëtare të Mjekësisë Tropikale në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, tha se deklarata e presidentit amerikan në shtator se “pandemia ka mbaruar” ishte gabim dhe një mesazh i dobët për t’i dërguar publikut amerikan.
“Epo, sigurisht që nuk ka mbaruar”, tha Hotez në një intervistë me Guardian. “Ne jemi ende me 200-300 vdekje në ditë. [Covid-19] është ende shkaku i tretë ose i katërt kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Është pa dyshim mesazhi i gabuar për të dhënë, duke pasur parasysh faktin se ne po përpiqemi dëshpërimisht të bindim popullin amerikan që të marrë këtë përforcues [bivalent]”.
Hotez tha se marrja e vaksinës përforcuese bivalente është një nga gjërat më të rëndësishme që njerëzit mund të bëjnë për të mbrojtur veten kundër Covid. Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, deri më tani, vetëm 14.1% e popullsisë totale të SHBA-së mbi moshën pesë vjeç ka marrë vaksinën përforcuese bivalente, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











