CH-Ballkani
Eksperti Ibrahimi për pensionet: “Po përfundon gjendja pa marrëveshje”
"Këshilli Kantonal kërkoi referendum fakultativ dhe çështja kthehet për shqyrtim në Këshillin Kantonal. Por kjo pritet të ndodhë brenda këtij sesioni respektivisht brenda javës"
Eksperti shqiptar i sigurimeve shoqërore në Zvicër, Ruzhdi Ibrahimi e konsideron si një hap të rëndësishëm votimin e Parlamentit të Zvicrës në favor të Marrëveshjes “së pensioneve” me Kosovën.
Ai, në një postim të tij në fb, ka shkruar: “Deputetët e Këshillit Nacional (Dhoma Nacionale e Parlamentit) votuan Pro marrëveshjes së Sigurisë Shoqërore Zvicër Kosovë. Këshilli Kantonal (Dhoma e Kantoneve) kërkoi referendum fakultativ dhe çështja kthehet për shqyrtim në Këshillin Kantonal. Por kjo pritet të ndodhë brenda këtij sesioni respektivisht brenda javës. Më në fund do të përfundojë gjendja pa marrëveshje. Zvicra dhe Kosova rregullojnë raportet në Sigurinë Shoqërore. Pas tejkalimit të këtyre diferencave pritet vetëm të hyjë në fuqi marrëveshja dhe nga kjo datë fillon pagimi i pensioneve nga kolona e parë”, shkruan Ruzhdi Ibrahimi, transmeton albinfo.ch.
“Faleminderit të gjithëve që e ndihmuan me aktivitete të shumta këtë shteg maratonik për realizimin e së drejtës për pagimin e pensionit në Kosovë për Shtetasit e Kosovës.
Marrëveshja nuk parasheh pensione për kohën pa marrëveshje. Kjo do të jetë sfida e radhës për qeverinë e Kosovës dhe diasporën e saj të ardhmen”, shkruan Ibrahimi, i cili ka përcjellë sot nga dora e parë debatin në parlament rreth marrëveshjes së përmednur Zvicër-Kosovë.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











