Lajme
Eksperti zviceran: Zvicra ka paisje ushtarake të vjetra
Ushtria zvicerane "shumë arkaike" për të mbrojtur vendin, thotë eksperti
Për Albert A. Stahel, profesor i strategjisë ushtarake në Universitetin e Cyrihut, “ushtria jonë është arkaike. Në rast të një sulmi si ai në Ukrainë, Zvicra do të zgjaste vetëm disa ditë, sepse do të duhej të luftonte me armë të vjetra”, përcjell albinfo.ch.
Ky vëzhgim bazohet në inventarin aktual të ushtrisë: ai ende përbëhet nga armë kundërajrore të blera në vitin 1963, gjatë Luftës së Vietnamit, si dhe tanke dhe obusa të blinduara të viteve ’60 dhe ’70.
Sa i përket avionit luftarak 40-vjeçar të Forcave Ajrore, edhe Ministria e Mbrojtjes ka pranuar se flota e vjetëruar nuk do të kishte “asnjë shans” kundër një kundërshtari modern.
Kohët e fundit ka pasur thirrje të përsëritura nga deputetët për pajisje më të mira ushtarake për trupat tokësore, dhe Zvicra tashmë ka miratuar blerjen e 36 avionëve të rinj luftarakë F-35A – vendim që është ende në debat pasi disa politikanë e kundërshtojnë atë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












