Kosova
Eksportet e Kosovës në Gjermani, në vlerë 82 milionë euro
Produktet kryesore që eksportoi dhe importoi Kosova me Gjermaninë gjatë vitit 2022
Kosova dhe Gjermania janë duke thelluar bashkëpunimin gjithnjë e më shumë nga viti në vit, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Gjermania është ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë të vendit tonë, ku sipas të dhënave të Doganës, është partneri i dytë i Kosovës sa u përket importeve.
Shteti gjerman plotësoi rreth 11 për qind të importeve të Kosovës gjatë vitit 2022.
Kosova më së shumti nga Gjermania importon vetura dhe makineri të tjera të transportit, derisa vend të rëndësishëm zënë edhe medikamentet e ndryshme mjekësore dhe duhani.
Nga ana tjetër, Kosova në Gjermani gjatë vitit 2022 eksportoi mallra në vlerë rreth 82 milionë euro, apo 9.5 për qind e vlerës së përgjithshme të eksporteve.
Produktet kryesore që bizneset tona eksportuan në gjermani janë dyer, dritare, mobilie. Një vend të rëndësishëm në eksportet e Kosovës në Gjermani zunë edhe bimët mjekuese aromatike, transmeton talegraf.
Miliona euro bizneset e Kosovës kanë fituar duke importuar speca në Gjermani gjatë vitit që sapo lamë pas.
Eksportet e Kosovës në Gjermani – 82 milionë euro
- Dyer, dritare dhe skeletet e tyre – 24.5 milionë euro
- Mobilie – 3.1 milionë euro
- Grilla, rrjete dhe gardhe – 3.9 milionë euro
- Bimë mjekuese aromatike (Ephedra) – 2.5 milionë euro
- Dyshekë, jorganë e jastëkë – 2.5 milionë euro
- Artikuj prej plastike – 2 milionë euro
- Speca të freskëta dhe konservuara – 1.8 milionë euro
- Paleta për mallra – 1.5 milionë euro
- Pije freskuese – 1 milionë euro
- Preparate për fasada, mure dhe tavane – 960 mijë
Importet e Kosovës nga Gjermania – 605 milionë euro
- Vetura dhe goma – 207.5 milionë euro
- Shufra, shkopinj, profile – 35 milionë euro
- Automjete transporti të rënda – 32.7 milionë euro
- Medikamente – 17.1 milionë euro
- Cigare – 15.1 milionë euro
- Djathëra të ndryshëm – 14.4 milionë euro
- Autobusë – 7.9 milionë euro
- Kos me fruta – 7.8 milionë euro
- Shampona – 2.7 milionë euro
- Deodorantë – 2.5 milionë euro
Vlen të përmendet se Republika Federale e Gjermanisë është prej donatorëve më të mëdhenj të Kosovës që nga paslufta.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eksport të produkteve dhe Turqia për importin e tyre, janë partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës gjatë vitit 2022.
Dogana e Kosovës thotë se të hyrat e mbledhura për në vitin 2022 ishin 1 miliard e 531 milionë euro apo 11.23 për qind më shumë.
Vlera e mallrave të importuar është 5 miliardë e 603 milionë euro apo 20 për qind më shumë se vitin paraprak, ndërsa vlera e mallrave në eksport ishte 869.5 milionë euro.
Rritja e gjithëmbarshme krahasuar me vitin paraprak për nga vlera është 22 për qind më shumë se në vitin 2021 ku vlera e mallrave në eksport ishte 712.8 milionë euro.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











