Kosova
Rekord eksportesh të Turqisë në Ballkan
Në vetëm 10 muaj, eksportet e Turqisë në Ballkan kaluan 17 miliardë dollarë
Referuar statistikave, eksportet turke në Ballkan në 10 muajt e këtij viti u rritën me 21.8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arritën në 17.28 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency, përcjell albinfo.ch.
Eksporti më i madh është bërë në Rumani (5.2 miliardë dollarë), ndërsa rritja më e madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është shënuar në Mal të Zi. Në Kosovë, eksporti turk kap shifrën e 520.3 milionë dollarëve.
Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve Turk (TIM), në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky numër ishte në nivelin 14.18 miliardë dollarë.
Rumania ishte vendi që Turqia kishte bërë më së shumti eksporte gjatë kësaj periudhe, e ndjekur nga Bullgaria (3.76 miliardë dollarë), Greqia (2.38 miliardë dollarë), Serbia (1.43 miliardë dollarë) dhe Sllovenia (1.36 miliardë dollarë).
Eksportet në vendet e tjera të rajonit ishin më pak se një miliard dollarë, përfshirë Kosovën. Në Shqipëri (836.63 milionë dollarë), Bosnjë e Hercegovinë (602.47 milionë dollarë), Maqedoninë e Veriut (537.75 milionë dollarë), Kroaci (482.64 milionë dollarë) dhe Mali i Zi ( 128.12 milionë dollarë).
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf