Jeta në Zvicër
Eksportuesi i dytë më i madh në botë i barnave është Zvicra
Bashkimi Evropian (BE) është eksportuesi më i madh i medikamenteve në botë në vitin 2016, sipas zyrës statistikore të BE-së “Eurostat”.
Vlera e përgjithshme e eksportit të barnave nga BE-ja arriti në 144 miliardë euro vitin e kaluar, sipas “Eurostat”. Importet kapën shifrën 75 miliardë.
Eksportuesi i dytë më i madh në botë është Zvicra me eksportet me vlerë 65 miliardë euro. Në vendin e tretë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 47 miliardë euro.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara janë importuesi më i madh në botën e produkteve mjekësore dhe farmaceutike në mbarë botën. Importet në vend arritën në 87 miliardë euro.
E dyta është BE-ja me 75 miliardë euro, ndërsa e treta është Zvicra me 23 miliardë euro.
Partnerët më të mëdhenj tregtarë të BE-së në tregun global të produkteve mjekësore dhe farmaceutike janë SHBA-ja dhe Zvicra. Megjithatë, tregtia është rritur me një ritëm mjaft të shpejtë me vende si Kina, Rusia, Singapori dhe Japonia.
Të dhënat nga “Eurostat” tregojnë se importet dhe eksportet e produkteve mjekësore dhe farmaceutike në BE janë në rritje në pothuajse çdo vit në periudhën e viteve 2002-2016. Rënie është vërejtur vetëm më 2002 dhe 2013.
Në vendet e BE-së, Gjermania është përgjegjëse për rreth 25% të totalit të eksporteve të barnave nga BE-ja, e ndjekur nga Belgjika me 13%, Britania e Madhe 11%, Franca dhe Irlanda me 10%. Rritja e fortë në eksportet e barnave në vitin 2016 u regjistrua në Maltë – 45%, dhe Rumania – 26%.
Pesë importuesit e barnave në BE përfshijnë disa nga eksportuesit kryesorë, por të rregulluar në një mënyrë të ndryshme: Belgjika, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Italia. Rritja e fortë e importeve, megjithatë, është regjistruar në Luksemburg – 22%, ndërsa top 10 importuesit kanë rritje në mes të 10-20%.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029











