Ekspozita

Vepra e Shuk Oranit dhe fuqia e krizës

Temat e luftës dhe shkatërrimit, por edhe mprehja e perceptimit dhe mbindërtimi i ri i realitetit pasqyrohen jo vetëm në punimet më të fundit të Shuk Oranit, nga 2020

Arti dhe kriza janë dy koncepte që shpesh janë përdorur së bashku në raportimet e muajve të fundit. Sidomos në kontekstin e rënies së shitjes dhe mungesës së mundësive për të prezantuar artin jashtë hapësirës dixhitale para një publiku më të gjerë. Shpesh neglizhohet fakti se arti dhe kriza kanë qenë gjithmonë të ndërthurura dhe së bashku kanë në vete një potencial shpërthyes kur bëhet fjalë për t’u marrë me këto të fundit, duke adoptuar perspektiva të pazakonta dhe duke hapur terrene të reje.

Veprat më të fuqishme të artit janë të frymëzuara nga krizat personale ose politiko-shoqërore. Mendoni me këtë rast për Shtyllën e Thyer të Frieda Kahlo, baladën “Tears in Heaven” të  Eric Clapton, “Ujku i stepës” të Hermann Hesses ose “Guernica” të Pablo Picassos.

“Battlefield”

Prandaj, nuk është për t’u habitur kur artistët marrin instrumentet e tyre në dorë tani, në kohë sulmesh raciste, trazirash politike dhe, si kjo e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, në kohë të Covid-19, duke reflektuar dhe marrë qëndrim me artin e tyre.
Njëri prej tyre është artisti nga Hamburgu, Shuk Orani. Nëse shikoni në punimet e tij më të fundit, si dhe në ciklin e punimeve “Transcendence”, të cilin e ka krijuar gjatë viteve të fundit, shpejt bëhet e qartë se për Oranin ekziston vetëm një drejtim dhe ai është: thellësia.
Në një gamë kaleidoskopike të formave të përfaqësimit neo-ekspresionist, midis kontrasteve të mprehta të ngjyrave dhe motiveve figurative të tjetërsuara që duket se shpërthejnë nga kanavaca si një plagë boshe ose thuajse treten plotësisht në rrëfimin e ngjyrave, qëndron fusha emocionale e tensionit me të cilën luan Orani – përfshirë këtu fuqinë e tij transformuese.

“Gravity”

Nga njëra anë është vepra Graviteti, e cila në shikim të parë duket se është statike. Nëse e shikoni më nga afër, bëhet e qartë se kjo ka të bëjë me luftën e ashpër midis dy forcave të barabarta. Polarizmi i ngjyrave dhe ndarja e qartë mes tyre janë ndikime nga piktura e fushës me ngjyra e piktorit Mark Rothko. Qëllimi i Rothko-s ishte t`i mundësonte shikuesit dhe imazhit të ndërtojnë një marrëdhënie shumë personale mes tyre, përtej shpërqendrimit figurativ. Në anën tjetër të spektrit të punimeve të tij më të fundit është  “Battlefield” (Fushëbeteja) e Oranit. Pothuajse sikur në një kolazh, kalorësi i plagosur qëndron dhe përpiqet t’i shpëtojë dydimensionalitetit të kanavacës. Ai është njëherësh autor i krimit edhe viktimë. Pa dyshim ai denoncon kotësinë e dhunës dhe kërkon alternativa më të mira, jashtë kornizave. Motivi i shtrembëruar, pothuajse i degjeneruar, përqendrimi në krijimtarinë e pastër, të kujton veprat e Willem de Kooning të viteve 1950. Por edhe daljen e këtij të fundit nga normat e përbashkëta.

“Silentstorm”

Temat e luftës dhe shkatërrimit, por edhe mprehja e perceptimit dhe një konstruksion i ri i realitetit nuk pasqyrohen vetëm në punët më të fundit të Shuk Oranit, nga viti 2020.
Me ciklin e tij të punimeve “Transcendence”, i cili është krijuar gjatë viteve të fundit, Orani sfidon individin dhe inkurajon atë të kthehet brenda për të kuptuar shtresat e tij shumë personale. Të vërë në dyshim vetveten dhe të heqë dorë nga modelet e ngurtë, për të transformuar veten në mënyrë që të jetë në gjendje të përjetojë veten në një nivel të ri të vetëdijes, direkt dhe autentik. Tejkalimi në këtë rast nënkupton kapërcimin e kufijve brenda vetes dhe trajtimin e kufizimeve të kësaj bote të përvojës njerëzore, thyerjen e zinxhirëve të normave dhe shpërbërjen e strukturave anakronike të fuqisë që e shtyjnë individin në një vakum të izolimit, pothuajse të marramendur – të ndarë nga vetvetja dhe të izoluar emocionalisht nga ambienti i tij natyror. Pjesërisht, veprat shumëngjyrëshe të Oranit nga Transcendence prishen nga mbivendosjet e shumta figurative. Shtresë pas shtrese, ekspozohet këtu një botë pa ndjenja.

Orani pikturon me vaj në kanavacë dhe është i njohur për punimet e tij me format të madh, disa prej të cilave janë të gjera deri në tetë metra. Madhësia enorme e ekranit gjithashtu nënkupton se të gjithë ne duhet të përdorim mundësinë për të dalë nga strukturat e fshehura dhe se krizat gjithashtu ofrojnë mundësi rritjeje.

“Predator”

Punimet e Oranit tashmë janë paraqitur në një numër muzeve dhe galerive ndërkombëtare. Përfshirë këtu Musée du Louvre, Galeria Welper dhe Galeria Robert. Disa nga veprat e tij nga ciklet Landschaften dhe World (Peizazhet dhe Bota)janë ekspozuar ndërkombëtarisht, përfshirë këtu edhe në Muzeun e Artit Bashkëkohor Bejing, në vitin 2016.
Disa punime nga Transcendence pritet të ekspozohen në muzeun më të madh privat të Rusisë, Erarta, në St. Petersburg në shtator të vitit 2021. Orani është gjithashtu i ftuar të marrë pjesë në projektin Hermitage 20/21, të nisur në 2007. Qëllimi i projektit është mbledhja, ekspozimi dhe studimi i artit bashkëkohor, si dhe koleksioni i artit bashkëkohor nga Eremitage i St. Petersburgut.

“Transcendence”

Përveç kësaj, është planifikuar një ekspozitë në Korenë e Jugut, e cila ndoshta do të mbahet në tetor 2021, në Muzeun Haegeumgang.

Projekti i rrjetit “Art Intégré” është një shembull tjetër i angazhimit të palodhur të Oranit për ri-perceptimin e artit (objekteve) në hapësirën publike dhe si një element integrues brenda arkitekturës. Kështu do të promovohet bashkëpunimi midis artistëve dhe arkitektëve në mënyrë që të realizohen (ndërtohen) projekte me identitet.

Puna e Oranit, edhe përtej pëlhurës, është shpresëdhënëse, pavarësisht krizës.