Lajme
Ekspozitë me fotografi nga Prekazi, filloi shënimi i 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së
Sot janë bërë 23 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Adem Jashari, familjës së tij, dhe Jasharajve të tjerë.
E në nder të përvjetorit të 23-të, ashtu si çdo vit, më 4 mars ka filluar shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë herë, hapja filloi me një ekspozitë me fotografi të shkrepura në Prekaz, nga fotografi Sefer Aliqkaj.
“Sot në 23-vjetorin e rënies së familjes Jashari, hap ekspozitën time personale me 15 fotografi, që janë të bëra ndër vite. Jam munduar të paraqes disa fotografi të bukura në momente të veçanta dhe në stinë të ndryshme”, tha fotografi Aliqkaj, në një intervistë për Albinfo.ch.
Për Sefer Aliqkaj, kjo nuk është hera e parë që po realizon një ekspozitë të tillë. Ai tha që kishte mbajtur edhe një ekspozitë të këtij lloji para disa vitesh.
“Kjo është ekspozita ime e 5-të personale, ndërsa ekspozita ime e dytë në Prekaz. E para në Prekaz ka qenë në vitin 2016, diçka e ngjashme, por kësaj radhe jam munduar të sjell disa fotografi më të veçanta. Pasioni im është të fotografoj vendin tim, dhe kur vizitorët të vijnë këtu të shohin këtë vend edhe në disa momente të veçanta, e stinë të ndryshme, që s’kanë mundur t’i shohin”, u shpreh ai për Albinfo.ch.
Në këtë hapje të ekspozitës, mori pjesë edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, i cili e falënderoi fotografin Aliqkaj, për punën e tij në promovimin e vazhdueshëm të qytetit të Skënderajt përmes fotografisë.
“Fotografi i Sefer Aliqkaj, një djalosh i ri, i cili ka një profesion me shumë passion, me një sy vërtet magjik, që na bënë krenar me fotografitë, dhe momentet e caktuara që i zënë syri i tij”, tha kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari.
Fotografi Aliqkaj merret me fotografi që nga viti 2013, ndërsa kjo ekspozitë e tij në Prekaz, do të jetë e hapur deri më 7 mars 2021, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin 15 fotografi të ndryshme.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?


















