Kosova
Ekspozitë: Suedezja pasqyron jetën shqiptare të viteve ‘70-ta
Suedezja fotografonte gratë gjithnjë duke punuar, në shtëpi apo në bjeshkë, duke pjekur bukë, zier, thurur, endur në vek, duke u kujdesur për fëmijët dhe për të lashtat dhe bagëtinë
Është bërë e ditur se Ann Christine Eek do të hapë një ekspozitë në Prishtinë, duke pasqyruar se se si dukej jeta e përditshme në një fshat të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të bëhet ceremonia e hapjes së ekspozitës së fotografes, shkrimtares dhe pedagoges nga Suedia, Ann Christine Eek, e titulluar “Albanian Village Life – Isniq, Kosovo 1976, sot në orën 19:00.
Vlen të theksohet se Ann Christine Eek e ka vizituar Kosovën për herë të parë në vitin 1976, duke qëndruar këtu për gati shtatë javë në fshatin Isniq, bashkë me antropologen Berit Backer.
Andaj, gjatë këtij qëndrimi në Kosovë ajo dokumentoi përmes mijëra fotografive mënyrën e jetesës së shqiptarëve në Kosovë, me fokus rajonin e Dukagjinit. Për shkak të qasjes më të kufizuar në botën më të mbyllur të gjinisë mashkullore të asaj kohe, Eek projektin e saj e kishte koncentruar në tregimet e pesë grave të fshatit.
Edhe pse Eek nuk fliste shqip, gratë shpejt e pranuan atë, duke mos u vënë në siklet nga prezenca e saj.
Po ashtu, kjo marrëdhënie i mundësoi Eek të lëvizte e pavërejtur, të fotografonte gratë gjithnjë duke punuar, në shtëpi apo në bjeshkë, duke pjekur bukë, zier, thurur, endur në vek, duke u kujdesur për fëmijët dhe duke u kujdesur për të lashtat dhe bagëtinë.
Sot, si dokumentim i një rëndësie historike, nëpërmjet 50 fotografive bardh e zi, Ann Christine Eek na tregon se si dukej jeta e përditshme në një fshat të Kosovës në vitin 1976, përmes narrativit të grave, të cilat e ftuan në shtëpitë e tyre.
Thuhet se fotografitë e shfaqura janë shtypje digjitale të vitit 2019, të realizuara në Hahnemühle Photo Rag Baryta në letër të tipit MOAB Juniper Baryta Rag, dhe shtypje analoge të vitit 1991 në AGFA Record Rapid.
Në 2020-ën ajo do të publikojë këtë histori në formë të librit me po të njëjtin titull, “Albanian Village Life – Isniq, Kosovo 1976” në bashkëpunim më ish-Ambasadorin e Kosovës në Washington, Avni Spahiu. /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














