Shqiperia

Ekstremet e temperaturave të larta prekin Shqipërinë

Temperaturat në Shqipëri deri në 43 gradë

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane, duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore, duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë, përcjell albinfo.ch.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në gjithë vendin, por nuk priten reshje.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor dhe jugperëndimor, duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.