Lajme
El Salvadori njeh Kosovën
Ndërkohë ditët në vazhdim pritet edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike
El Salvador, shtet i Amerikës latine ka njohur pavarësinë e Kosovës. “El Salvador tashme ka marrë vendim për ta njohur Kosovën shtet sovran dhe te pavarur. MPJ tashme ka marrë konfirmimin nga Ambasada e këtij shteti në OKB”.
Dy pjesëtarë të diplomacisë kosovare kanë marrë konfirmimin nga diplomacia e El Salvadorit që ky shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Bekim Sejdiu në New York dhe Ambasadori kosovar në Paris, Muhamedin Kullashi kanë pasur kontakte me trupin diplomatik të këtij shteti prej nga e kanë marrë lajmin për njohjen e Kosovës, mëson Indeksonline nga burimet e saj brenda Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Ndërkohë ditët në vazhdim pritet edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike.
Njohja formale sipas këtij burimi do të vijë të hënën, kur ky shtet pritet të dërgojë në Prishtinë edhe notën verbale.
Shteti i fundit që ka njohur Kosovën ishte Egjipti. Ministri Hoxhaj në këto dy vjet disa herë ka vizituar Amerikën Latine dhe ka takuar përfaqësues të këtyre shteteve.
Mbrëmë ministri Hoxhaj kishte paralajmëruar në “Twitter” një njohje të re. “Lajmi i fundit: Kosova evropiane pret sot një njohje të re nga një shtet i Hemisferës Perëndimore! Detajet se cili, do të jepen së shpejti”, pati shkruar Hoxhaj.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













