Kosova
Elbenita Kajtazi vlerësohet lart nga kritika franceze
Pas debutimit të saj në Paris sopranoja nga Kosova me famë tashmë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi, është vlerësuar lart nga kritikët në Francë.
Disa media kanë shkruar pas debutimit të saj në rolin e Micaelas.
“Micaela është sopranoja e shquar kosovare Elbenita Kajtazi, e cila po debuton në Opéra comique.Me një teknikë vokale të mrekullueshme dhe të paarritshme , një delikatesë të pamohueshme në timbër dhe një mjeshtëri të bukur në fuqin vokale. Ajo ishte jashtzakonisht bindëse në portretizimin e personazhit të brishtë, e paraqitur si një dashnore e pakënaqur e brigadierit”, shkruan mes tjerash një blog i njohur francez, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa forumopera e vlerëson interpretimin e Elbenitës si një ndjeshmëri e madhe me zë të kthjellët.
“Elbenita Kajtazi portretizon një Micaela të vendosur, e cila nuk heziton të puthë në buzë Don José në fund të duetit të tyre. Sopranoja kosovare bëri një debutim veçanërisht të shquar në Opéra-Comique. Aria e saj “Unë them se asgjë nuk më tremb”, interpretuar me ndjeshmëri të madhe dhe një zë të kthjellët me nota të larta rrezatuese, i dha asaj një duartrokitje të madhe nga publiku”, shkruan forum opera, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër France Tv info e quan të kristaltë zërin e sopranos kosovare.
“Një përmendje të veçantë meriton Elbenita Kajtazi e cila mishëron një Micaëla jashtëzakonisht prekëse, të dashur dhe shumë të guximshme. Sopranoja kosovare u duartrokit gjatë në aktin e tretë, kur me zërin e saj të kristaltë arrin të bindë Don José, një ushtar dezertor i dashuruar marrëzisht pas Carmen, që ta ndjekë te nëna e saj që po vdes”, raporton mediumi francez.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











