Portrete të firmave
Elektricistët shqiptarë në Zvicër takohen për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash
Të premten e kaluar, një grup i madh elektricistësh shqiptarë që veprojnë në Zvicër janë mbledhur në një takim miqësor me grill në Dietikon, ku përveç atmosferës së ngrohtë, theksi u vu te shkëmbimi i përvojave dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet kompanive shqiptare.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të disa firmave të njohura shqiptare në fushën e elektros, mes tyre:
Elektro Gonzen GmbH – Vullnet Veseli (Elektrokontrolle, Projektim, PVA, E-Mobility, Trajnime profesionale, etj.), HSN Elektro GmbH – Sulejman Shaini (Elektro Firma und GU), Granit Schaltanlagen GmbH – Granit Dautaj (Prodhim i kombinimeve të pajisjeve elektrike), Netzwerk Dua – Pajtim Gashi (Sisteme video-survejimi, alarminstallime), Elbau Partner GmbH – Agron Shala (Instalime PVA), DiGe Systems – Adilj Ramadani (Sisteme KNX – SmartHome), Elektro Kamberi GmbH – Landrit Kamberi (Shërbime elektro profesionale).
Përveç tyre, në takim morën pjesë edhe shumë elektrikistë të tjerë shqiptarë, të punësuar si në këto kompani, ashtu edhe në firma zvicerane.
Qëllimi i këtij grumbullimi ishte i qartë: të forcohet rrjeti i elektricistëve shqiptarë në Zvicër, të krijohet një grup i fuqishëm dhe i bashkuar, ku bashkëpunimi, ndihma reciproke dhe sukseset e përbashkëta të jenë në qendër.
Organizatori dhe iniciatori për bashkimin e elektrictëve, Vullnet Veseli (Elektro Gonzen GmbH):
“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një rrjet të fortë elektricistësh shqiptarë në Zvicër, ku të ndihmojmë njëri-tjetrin me eksperiencë dhe ide, sepse vetëm së bashku mund të arrijmë suksese më të mëdha.”
Aktualisht, grupi i elektricistëve shqiptarë në Zvicër numëron 303 anëtarë, prej të cilëve 35 kompani shqiptare dhe dhjetëra profesionistë të angazhuar në kompani zvicerane.
Organizatori Vullnet Veseli thekson se ky rrjetëzim m nuk ka për qëllim distancimin nga kolegët zviceranë, përkundrazi, përvoja e fituar në Zvicër shihet si bazë për të ndihmuar edhe vendlindjen.
Në këtë drejtim, një ndër projektet afatgjata është edhe “Siguria Elektrike dhe Kontrolli Periodik në trojet shqiptare”, që synon sjelljen e standardeve zvicerane në Kosovë, Shqipëri dhe Luginë të Preshevë, përmes trajnimeve, inspektimeve dhe përgatitjes së profesionistëve lokalë.
Përveç takimeve profesionale, elektricistët shqiptarë e kanë kthyer në traditë edhe aktivitete të tjera sociale e sportive, si: turne në gokart, pingpong dhe grumbullime me grill, të cilat shërbejnë për forcimin e lidhjeve të komunitetit.
Vizioni i tyre është i qartë: të krijojnë një komunitet të fortë shqiptarësh në Zvicër, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të sjellin përvoja e standarde të reja edhe në vendlindje.
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot


















