albinfo.ch
CH-Ballkani
Elina në Beograd: me pasion shqiptar dhe precizitet zviceran
Koncerti i Elinës u vonua për gjysmë ore pasi që udhëtimi i cili është dashur të zgjasë katër orë ka zgjatur 12 të tëra.
Të shtunën mbrëma Elina Duni për herë të parë ka performuar në Beograd, për publikun e këtushëm që ishte i përbërë nga shqiptarë të Beogradit dhe dashamirë të tjerë të Jazzit në kryeqytetin serb. Një sallë me rreth 200 ulëse, ishte mbushur mbi 2 të tretat e saj dhe aty u dëgjua muzika shqipe e luajtur me precizitet zviceran, nga bendi i Elinës: Colin Vallon, Lukas Traxel dhe Norbert Pfamater.
Për pianistin Valon ishte interesante të luhej muzika shqipe, e bashkëdyzuar me një trashigimi botërore të Jazzit. « Nuk mund të them se sjellim ndonjë element të muzikës folklorike zvicerane mirëpo, unë jam lindur në Zvicër dhe të gjithë jetojmë atje, kështu që duhet të ketë ndonjë ndikim ».
« …ka ndikim nga tërë bota pasi është xhaz. Është më shumë katër personalitete që përbëjne një tërësi », shpjegoi ai.
Koncerti i Elina Dunit në Beograd është mbajtur në kuadër të një turneu të prezatimit të xhazit zviceran në Ballkan. Gjatë këtij turneu janë mbajtur koncerte në Tiranë, Shkup, Prishtinë dhe Beograd, për Vallon kjo është një «deklaratë interesante politike. Pasi nuk është zgjedhur për shembull gjuha retroromane por ajo shqipe, që të marrë pjesë në këtë turne. ».
Albumi i ri i Elinës, ka 12 këngë të vjetra shqiptare të punuara në xhaz mbi dashurinë dhe mërgimin. Për Elinën miksi është zviceriano shqiptarë pasi në vete përmbanë punën e tre zviceranëve dhe një shqiptareje që këndon në shqip. « Ajo që është zvicerane është kultura e xhazit, përpikmëria, delikatesa, detaji rafinimi. Ajo që është shqiptare është zjarri pasioni, patosi. Besoj se bashkimi i këtyre dyjave e bënë këtë grup të veçantë. ».
Koncerti i Elinës u vonua për gjysmë ore pasi që udhëtimi i cili është dashur të zgjasë katër orë ka zgjatur 12 të tëra. Zviceranët janë nisur për në Serbi përmes rugës të cilën BE-ja dëshiron ta kthejë në autostradë që do të lidhte Prishtinën me Nishin. Mirëpo edhe në rastin e Elinës u dëshmua se ky investim i BE-së do të jetë valid vetëm për serbët dhe shqiptarët e Kosovës, pasi askush tjetër nuk mund të futet në Serbi nëprmes këtij kalimi kufitar, nëse nuk ka një vule hyrëse serbe.
Kështu autobusi me muzicientë dhe instrumente u nis në ora 6 të mëngjesit për në Beograd dhe u detyrua të kthehet prapa në Merdare. Edhe atyre u ndodhi sikur edhe pjesës tjetër të botës nëse dëshirojnë të shkojnë në Serbi nëpërmes Malit të Zi, Maqedonisë apo Shqipërisë, nuk do të mund ta shfrytëzojnë këtë koridorin e promovuar nga BE-ja. Ata do të hasin në: «nema pecat, problem (nuk ka vulë, problem) »
Kështu bendit dhe Elinës u është dashur që të shkojnë në IRJtë Maqedonisë, në drejtim të Shkupit, Kumanovë, Bujanovc dhe në rrugë për Beograd, që mori sikur të udhëtohej Prishtinë Vjenë.
Elina në koncert tha se shpreson se « xhazi do të na bashkojë », mirëpo përvoja e saj tregon se negociatat dhe investimet e BE-së në infrastrukturë rrugore do të ishin shumë të herëshme dhe me pak ndikim rajonal nëse nuk trajtohen çështjet « banale » administrative.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike

















