Lajme
Eliza Dushku prezanton dokumentarin në Tiranë
Aktorja e famshme shqiptare e Hollywoodit, Eliza Dushku, sjell gjatë javës që vjen dokumentarin e saj për Shqipërinë
Dokumentari i shumëpërfolur i aktores Eliza Dushku do të prezantohet në Tiranë në kuadër të “Tirana Art Day’s”, në datat 4, 5 dhe 6 tetor.
Organizatorët premtojnë 3 ditë të mbushura me aktivitete kulturore dhe artistike, gjatë të cilave priten të vijnë edhe mjaft nga personalitetet e njohura shqiptare në botë, bëjnë të ditur mediat shqiptare.
Në një prej këtyre ditëve do të shfaqet edhe premiera e filmit, ku Eliza Dushku dhe Blerim Destani udhëtojnë dhe prezantojnë Shqipërinë dhe traditat tona në një rrugëtim të gjatë, që do të shfaqet në 1 orë e gjysmë dokumentar. Vetë Eliza do të vijë enkas për këtë rast në Tiranë me të dashurin e saj, ish-basketbollistin Rick Fox.
Aktorja e famshme hollivudiane me origjinë shqiptare kishte vizituar vitin e kaluar trojet shqiptare, ku edhe ka realizuar xhirimet e dokumentarit në Shqiperi.
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=8iWgOykuwtI
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













