Lajme
Transplantimi i çipeve në trurin e njeriut më 2022, i mundshëm
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, është shprehur sot se ka në plan që kompania e tij neuroteknologjike, Neuralink, do të nisë implementimet e mikroçipeve te njerëzit vitin e ardhshëm.
Neuralink, e cila u bashkëthemelua nga Musk në vitin 2016, po ndërton një çip, i cili do të transplantohet në trurin e njeriut për të regjistruar si dhe stimuluar në mënyrë të vazhdueshme aktivitetin e trurit.
Qëllimi kryesor i kësaj teknologjie është të ketë aplikime mjekësore, si trajtimi i dëmtimeve të rënda të shtyllës kurrizore apo edhe çrregullimeve neurologjike.
Gjatë një interviste live në Samitin CEO Council të The Wall Street Journal, Musk u pyet rreth planeve të Neuralink për vitin 2022.
Musk u përgjigj duke thënë: “Neuralink po funksionon mjaft mirë tek majmunët dhe ne jemi duke kryer shumë testime dhe kemi nisur të konfirmojmë që ato janë shumë të sigurta dhe të besueshme. Gjithashtu kjo pajisje e Neuralink mund të hiqet në mënyrë po aq të sigurt”.
Në vazhdim, Musk tha: “Ne shpresojmë që ta instalojmë këtë [çip] tek njerëzit e parë – të cilat do të jenë njerëz që vuajnë nga sëmundjet serioze të shtyllës kurrizore si tetraplegjikët dhe paraplegjia– vitin tjetër, presim aprovimin e FDA (Federata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave)”.
Musk theksoi se “standardet e Neuralink për këto lloj pajisjesh janë shumë më të larta se ato që kërkohen nga FDA”.
Në vijim ai risolli në vëmendje një postim të vjetër në Twitter, ku kishte thënë se “ne do të ecim përpara vetëm atëherë kur këto pajisje të vendosen te njerëzit vitin e ardhshëm, pasi është e vështirë të kesh biseda të detajuara me majmunët”, tha ai.
Në prill, Neuralink hodhi në rrjet një video të një majmuni që luan video-lojëra duke përdorur një pajisje të Neuralink.
Pasi mblodhi donacione prej $205 milionë dollarësh në korrik, Neuralink tha se do të kanalizonte fondet drejt ndërtimit të një mikroçipi që do t’i lejojë paraplegjikët të kontrollojnë pajisje digjitale me mendjet e tyre.
Paraplegjia dhe tetraplegjia është një paralizë e plotë ose e pjesshme e këmbëve ose krahëve.
Neauralink nuk është kompania e vetme, e cila po prodhon pajisje të lidhura me neuroteknologjinë./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes














