Lajme

Elon Musk pritet të takohet me presidentin e Izraelit

Pronari i platformës sociale “Twitter”, Elon Musk, pritet të takohet sot me presidentin izraelit, Isaac Herzog, gjatë një vizite në Izrael.

Sipas deklaratës nga zyra e presidentit, gjatë takimit me Musk, Herzog do të theksojë nevojën për të luftuar antisemitizmin në rritje në internet, përcjell albinfo.ch.

Në takim pritet të bashkohen edhe përfaqësuesit e familjeve të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, ku siç u tha ,do të ndajnë “tmerret e sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor dhe dhimbjen dhe pasigurinë e vazhdueshme për ata që mbahen robër”.

Ndryshe, takimi vjen pas reagimeve që ka nxitur Musk për miratimin e tij të një postimi antisemitik në “Twitter”, që akuzonte popullin hebre për nxitje të “urrejtjes” kundër njerëzve të bardhë.