Lajme
Elon Musk u bën thirrje njerëzve në vendet e zhvilluara që të kenë më shumë fëmijë
Në një festival politik të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë ‘Vëllezërit e Italisë’ së lideres italiane Giorgia Meloni, miliarderi amerikan, Elon Musk, ka pohuar se të kesh më shumë fëmijë, është mënyra e vetme për të rikthyer rënien e popullsisë në ekonomitë e shumë vendeve të përparuara.
Musk tha në festivalin politik Arteju në Romë të shtunën se imigrimi nuk mund të zgjidhë problemin demografik, me të cilin po përballen shumë fuqi të mëdha ekonomike, si Italia dhe Japonia.
“Këshilla ime për të gjithë udhëheqësit e qeverisë dhe njerëzit është: sigurohuni që të keni fëmijë për të krijuar një brez të ri”, tha ai.
Musk ka 11 fëmijë të njohur me tre nëna të ndryshme dhe ai doli në skenë me njërn prej tyre në krah, duke thënë se “demografia është e rëndësishme”, përcjell albinfo.ch.
Musk u bëri thirrje italianëve dhe popullsisë në vendet e tjera të industrializuara që të kenë fëmijë, “përndryshe, kultura e Italisë, Japonisë dhe Francës do të zhduket”. “Ne rrezikojmë të mos i kemi më këto vende”, tha ai.
Meloni e ka bërë kthimin e rënies së popullsisë së Italisë një nga prioritetet kryesore të qeverisë së saj dhe projektligji i buxhetit të vitit 2024 ende përpara Parlamentit përmban disa masa në mbështetje të familjeve me fëmijë.
Musk i tha audiencës se Italia është “një vend i jashtëzakonshëm” dhe “një vend i mirë për të investuar”, por shtoi se “kompanitë që investojnë pyesin veten: a do të ketë mjaft njerëz që punojnë?” “Ndoshta po e përsëris veten, por këto janë faktet”, shtoi ai.
Musk tha se ai ishte “shumë mbështetës i imigracionit të ligjshëm”, duke thënë se vendet duhet të mirëpresin këdo të ndershëm dhe janë të gatshëm për të punuar shumë.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse