Lajme

Embargoja ruse e gazit mund të ndikojë negativisht në Zvicër

Pas masakrës së Buçës, pritet të pasojnë sanksione të reja të BE-së kundër Rusisë, ndoshta duke përfshirë embargon e gazit – një lëvizje që do të ndikonte ndjeshëm në Zvicër, sipas ekspertit të energjisë, Andreas Tresch, përcjell albinfo.ch.

Arsyeja është se një në pesë familje zvicerane përdor gaz për ngrohje dhe 7.5 për qind e nevojave kombëtare për energji furnizohen nga Rusia.

“Zvicra do të përballej me një problem të vërtetë nëse kjo do të ndodhte”, tha Tresch për Blick.

Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së kanë rezerva gazi, si dhe alternativa të furnizimit nga vendet e tjera, që do të thotë se ata “kanë një avantazh të konsiderueshëm ndaj Zvicrës”, tha ai.