Kosova
Emërohet Bordi i përkohshëm i Telekomit
Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike “Telekomi i Kosovës”.
Siç është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit, emërimi i këtij bordi ka ardhur pas një mbledhje elektronike.
Bordi i përkohshëm i drejtorëve të ndërmarrjes publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”, përbëhet nga:
Mehmet Berisha, kryesues
Kushtrim Krasniqi, anëtar
Teki Shala, anëtar
Blerim Shehu, anëtar.
“Emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet Bordi i përhershëm”, thuhet në njoftim, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












