Lajme
Emigracionit t’i jepet një dimension i ri
Në Prishtinë, me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës dhe nën organizmin e Shoqatës Kosovare të Terapisë Familjare u mbajt tryeza me temën “Familja dhe emigrimi”. U kërkua që emigracionit t’i jepet një dimension i ri në aspektin familjar
Pas katër, ose pesë dekadave që prej kosovarët emigruan gjithandej botës me intensitete të shtuar, autoritetet dhe OJQ-të në Kosovë e konsiderojnë të domosdoshme që emigracionit t’i jepet një dimension tjetër, sidomos familjeve dhe ruajtjes së identitetit kombëtarë në diasporë.
Lidhur me këtë çështje sot në Prishtinë, me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës dhe nën organizmin e Shoqatës Kosovare të Terapisë Familjare u mbajt tryeza me temën “Familja dhe emigrimi”.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte bashkimi i aktorëve kyç të involvuar në çështje sociale dhe ligjore, të cilët veprojnë në Kosovë, në mënyrë që të ketë një pasqyrë të qartë rreth emigrimit, ndikimit të tij në dinamikat familjare dhe pasojat e mundshme në strukturën e familjes.
Në hapjen e diskutimeve për këtë temë, dr.Mimoza Shahini, kryetare e Shoqatës Kosovare të Terapisë Familjare, foli për emigracionin që nuk duhet të shihet vetëm nga këndvështrimi i të ardhurave ekonomike, por që atij t’i jepet një dimension i ri në raport me familjen.
Në këtë kontekst, Shahini përmendi ndikimin e emigracionit te familjet e mbetura në Kosovë, proceset që e shoqërojnë atë në aspektin psikologjik, duke pasur parasysh se familjet shqiptare kur largohen nga Kosova, mbajnë lidhje të vazhdueshme me familjet në Kosovë, ndikimin e këtij raporti në mirëqenien e tyre psikologjike dhe ekonomike-sociale.
Osman Shahini, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, duke u ndërlidhur me këtë temë, tha se trajtimi i diasporës nuk duhet të bëhet vetëm në aspektin ekonomik, por duhet të bëhet një studim cilësor, në mënyrë që të krijohen politika të mira dhe një qasje më e mirë ndaj njerëzve në diasporë.
Ai dha një pasqyrë të shteteve që ndihmojnë mësimin e gjuhës shqipe, lidhjen dhe komunikimin me atdheun.
Pjesëmarrësit e kësaj tryeze, ndër ta psikologë, psikiatër, përfaqësues të organizatave të ndryshme, diskutuan për procesin e migrimit, për ndikimin e gjuhës së re në përshtatjen e personave që emigrojnë, mësimin e gjuhës shqipe dhe ndikimin e ruajtjes së dy gjuhëve.
Po ashtu, u diskutua për largimin e studentëve të suksesshëm në vende të tjera, për arsye të krijimit të një karriere të suksesshme atje, për të drejtën e shëndetësisë në diasporë, për çështjen ligjore të gruas, si dhe për rikthimin e emigrantëve e problemet që hasin me këtë rast.
Në këtë tryezë, siç njoftoi Ministra e Diasporës nëpërmjet një komunikate, u diskutua edhe për mungesën e informacionit për emigrimin ilegal, çështjen e dyshtetësisë, çështjen e të rikthyerve, atë të divorceve fiktive, etj.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë ishin të mendimit se “që të parandalohet emigrimi, duhet të mbahen trajnime profesionale, të ofrohet mbështetje me mikrogrante, të zhvillohen aktivitete psikosociale, si dhe të ketë më shumë bashkëpunim të institucioneve për të rikthyerit”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel








