Lajme
Emigrantët kthehen të votojnë
Një numër i madh emigrantësh të Shqipërisë vijnë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit. Shumica kanë udhëtuar falas me autobusët e vënë në dispozicion nga ana e partive politike.
Edhe në Kakavijë ka një fluks në rritje të emigrantëve që kthehen nga Greqia. Parashikohet që nga kjo pikë e kalimit kufitar të hyjnë 30 mijë persona, të cilët nuk kanë paguar biletat e udhëtimit sepse këtë e kane bërë partitë politike.
Mediet e Tiranës raportojnë se në të dyja pikat e kalimit kufitar nuk ka pasur pritje sepse janë në dispozicion 6 sportelet në hyrje dhe tre në dalje.
Ndërsa mijëra emigrantë po kthehen për të votuar në Shqipëri, më së shumti të organizuar nga partitë politike.
Pika kufitare e Kakavijës është bllokuar duke lënë shumë njerëz të presin në kushtet e vapës së madhe.
Sipas medieve, bllokimi i punës në Kakavijë ndodhi si pasojë e shkëputjes së sinjalit të sistemit të regjistrimit dhe verifikimit të qarkullimit të njerëzve TIMS.
Nuk bëhet e qartë se si qëlloi që defekti teknik ndodhi në këtë kohë. Disa mijëra emigrantë po kthehen nga Greqia, më së shumti me bileta udhëtimi falas të paguara nga partitë politike.
Ata pritet të votojnë në zgjedhjet e së dielës dhe votat e tyre mendohet se mund të jenë të rëndësishme në rezultatin e zgjedhjeve të qershorit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













