Integrimi
Emigrantët, pas vdekjes sërish në vendlindje
Se sa emigrantët duan të largohen nga Gjermania pas vdekjes, askush nuk e di. Por çdo vit transportohen 30.000 deri në 40.000 kufoma, vlerëson portali më i madh i Gjermanisë për shërbimet funerale
Se sa emigrantët duan të largohen nga Gjermania pas vdekjes, askush nuk e di. Të ashtuquajturat pasaporta të kufomave që janë të nevojshme për transferimin e kufomës jashtë vendit lëshohen në organet e qeverisjes lokale. Zyra Federale e Statistikave dhe disa ministri të pyetura nga DW thanë se nuk kanë shifra specifike për shkak se të dhënat për transferimin e kufomave nuk mblidhen.
Fabian Schaaf-Mechta nga bestattungen.de, portali më i madh i Gjermanisë për shërbimet funerale vlerëson se çdo vit nga Gjermania transportohen 30.000 deri në 40.000 kufoma.
Shumë njerëz duan që të paktën të varrosen në atdhe, pas 20 apo 40 vjetësh jetë në Gjermani, tregon Fabian Schaaf-Mechta. Hicham el-Founti që drejton një shërbim funeral për myslimanët thotë se veç lidhjes me vendlindjen, shkak pse shumë myslimanë nuk duan të varrosen në Gjermani është se këtu është e vështirë që varrimi të bëhet pa arkivol dhe se varri duhet të shikojë nga Meka.
Radisha Mihajloviq Drnda dhe kompania e tij “Drnda Internacional” – me seli në qytetin serb të Pozharevcit – i fitojnë paratë me transportin e të vdekurve.
“Drnda Internacional” është një nga shërbimet më të mëdha funerale në vendet e ish-Jugosllavisë.
Mihajloviq mendon se katër të pestat e emigrantëve duan ta gjejnë prehjen e fundit në vendlindje. Ndër ta një numër të madh e përbëjnë emigrantë nga ish-Jugosllavia që kanë jetuar në Gjermani.
“Vetëm nëse prindërit ose gjyshërit nuk e kanë lënë amanet se duan të varrosohen në vendin e tyre, atëhere pasardhësit i varrosin shpesh në Gjermani, sepse është më afër,” tha Mihajloviq në bisedë DW.
Sipas Ministrisë së Shëndetit, Emancipimin dhe Përkujdesjen për të Moshuarit në NRW, sipas ligjit për varrimin në Gjermani nuk parashikohet që arkivoli është i detyrueshëm.
“Në varreza të ndryshme njerëzit mund të varrosen sot sipas traditës myslimane, pra pa një arkivol. Por jo çdo varrezë ua ofron myslimanëve këtë opsion,” qe përgjigjja me shkrim që ministria i dërgoi DW-së.
Çmimet dhe statutet e varrezave në Gjermani janë shumë të ndryshme.
“Pra varrimi është edhe një çështje financiare,” thotë El-Founti. Ai thekson se varret në Gjermani jepen me qira për përdorim të përkohshëm dhe p.sh. për 20 vjet qiraja mund të kushtojë jo më pak se 1000 deri në 5000 euro. Pas rreth 20 vjetësh duhet rinovuar qiraja. Pra edhe pse tingëllon e çuditshme “shpesh është shumë më lirë ta transportosh kufomën e të vdekurit në vendlindje dhe ta varrosësh atje, se në Gjermani.” – sqaron Hicham el-Founti.
Për vendet ku në ritualin e varrimit bën pjesë djegia e trupit, si p.sh. në hinduizëm, në Gjermani ofrohet mundësia që kufoma të digjet këtu dhe për në Indi të transportohet vetëm hiri që shpërndahet në lumin e shenjtë në Indi. Pra të afërmit mund ta marrin urnën me vete në avion, ose ta dërgojnë hirin me postë, tregon Fabian Schaaf-Mechta. Në Gjermani nuk lejohet që hiri i të vdekurit të shpërndahet lumenjve.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris












