Bota
Emigrantët që u ndanë nga fëmijët kërkojnë bashkimin në SHBA
Prindërit e tjerë u deportuan në Amerikën Qendrore pa fëmijët e tyre, disa prej të cilëve u dërguan më vonë për t’u strehuar nëpër shtëpitë, ose për të jetuar me të afërmit në Shtetet e Bashkuara
Një grup i madh emigrantësh nga Amerika Qendrore, që autoritetet e SHBA-ve i ndanë nga fëmijët e tyre vitin e kaluar kur kaluan kufirin meksikan, hynë përsëri në Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar strehim dhe ribashkim me fëmijët e tyre.
“Reuters” raportoi se dhjetëra vetë hynë në Shtetet e Bashkuara në kalimin kufitar ndërkombëtar nga Mexicali i Meksikës, në Calexico të Kalifornisë, ku u pritën nga agjentë doganorë amerikanë dhe Patrulla Kufitare (CBP).
Prindërit, dukshëm nervozë, kaluan urën për këmbësorë, disa me fëmijë dhe me valixhe, ndërsa shoqëroheshin nga avokatë nga grupi i mbrojtjes së emigracionit, Al Otro Lado.
“Kjo është një fitore e madhe për këto familje, por kjo luftë nuk ka mbaruar derisa ata të ribashkohen me fëmijët e tyre”, tha Erika Pinheiro, gjyqtare dhe drejtori i politikave të Al Otro Lado, transmeton TCH.
Familjet, të cilët mbërritën në Meksikë, të ndihmuar nga Al Otro Lado, që do të thotë “Nga ana tjetër”, shpresojnë të paraqesin rastet e tyre tek autoritetet e SHBA dhe të ribashkohen me fëmijët e tyre, përcjell albinfo.ch.
Në një goditje mbi imigracionin e paligjshëm nga administrata e Presidentit Donald Trump, zyrtarët e SHBA kanë ndarë mijëra fëmijë nga prindërit emigrantë, të cilët kanë kaluar nga Meksika në Shtetet e Bashkuara. Shumë u vendosën në kampet e paraburgimit para se të ribashkohen me prindërit e tyre.
Prindërit e tjerë u deportuan në Amerikën Qendrore pa fëmijët e tyre, disa prej të cilëve u dërguan më vonë për t’u strehuar nëpër shtëpitë, ose për të jetuar me të afërmit në Shtetet e Bashkuara.
Inspektori i përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore tha në një raport të janarit se administrata filloi të rritë ndarjet në vitin 2017. Ata u përshpejtuan në 2018 pasi Trump implementoi një politikë “zero tolerancë” për ndjekjen penale dhe burgimin e kalimtarëve të paligjshëm të kufirit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën