Lajme
Emigrantët shqiptarë në Greqi organizojnë protestë
Protestë paqësore për hapjen e kufijve, ja kur do të mbahet
Është bërë e ditur nga komuniteti shqiptar në Greqi se do të organizojë sot një protestë paqësore në sheshin “Sintagma”, për hapjen e kufijve. Protesta është paralajmëruar të mblidhet në orën 18:00, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se ky vendim vjen në një kohë ku autoritetet greke vijojnë të shtyjnë hapjen e kufijve dhe mbajtjen në fuqi të masave kundër COVID-19, ku parashikohet që në dogana të kalojë vetëm një numër i kufizuar personash.
“Hapni tani doganat!
Mos na refuzoni shtëpinë tonë!
Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndiejmë nevojën kaq shumë të kemi një zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…!
Përse Qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?
Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera?
Përse në këtë moment, kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë, të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?
Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë?
Përse duhet të “ndëshkohen” mijëra biznese nga të dy anët e kufirit, të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit?
Ju bëjmë thirrje të gjithëve, pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8.06.2021 në sheshin “Sintagma”, të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë demokratike në një protestë paqësore.
Të dëgjohet zëri ynë nga Qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizimin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejt vendlindjes dhe anasjelltas, në vendin ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe të ndërtojmë jetën tonë, në Greqi!
I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj., të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi pasur asnjëherë mbështetje!
Mos mungoni, askush, të gjithë së bashku më 8.06.2021 në sheshin “Sintagma”!”, është lajmërimi që ky komunitet ka postuar në rrjetin social Facebook.
Ditën e mërkurë, më 9 qershor, Komiteti i Ekspertëve në Greqi do të mblidhet për të lehtësuar një sërë masash, në mënyrë që të përshpejtohet hapja dhe kthimi në normalitet.
Mes masave që priten të lehtësohen, do të jetë edhe shtimi i kuotave në pikat kufitare me Shqipërinë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













