Kosova
Emigrantët, shtyllë ekonomike në Gjermani
Sipas një studimi nga “Bertelsmann Stiftung Jobs” (Fondacion)

Pa dyshim se shumë njerëz që vijnë nga vendet me ekonomi jo të zhvilluar, punësimi në Gjermani është një nga synimet kryesore për shumë persona.
Ardhja e të huajve në Gjermani është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar gjendjen e tyre financiare dhe për të fituar përvojë, duke punuar fillimisht në kompani gjermane, e po ashtu edhe për të krijuar bizneset e tyre private, shkruan albinfo.ch.
Në veçanti, shumë emigrantë, përfshirë bashkatdhetarët tanë shqiptarë, shkojnë në kërkim të vendeve të lira të punës në Gjermani, më pas hapin edhe firmat e tyre, veçmas ato për ndërtim.
Punësimet në Gjermani zakonisht janë sezonale, të përkohshëm ose afatgjate. Puna në Gjermani është veçanërisht tërheqëse për emigrantët e huaj, veçmas për ata që kanë përvoja të gjata. Kjo sepse, me përvojen tyre dhe me njohjen e mirë të tregut gjerman, ata kanë hapur firmat e tyre private.
Sipas një studimi nga “Bertelsmann Stiftung Jobs” (Fondacion) thuhet se 773.000 firma janë të regjistruara nga emigrantët në shtetin gjerman, raporton albinfo.ch.
Numri i këtyre firmave të regjistruara janë me prejardhje migracioni, ndërkohë që këto firma kanë mbi 1.5 milionë njerëz të punësuar deri në vitin 2018 dhe se ky numër është rritur përgjatë viteve.
Numri i firmave që bëjnë punë dore si p.sh., ndërtimtari, automekanik, frizer, etj, ka qenë në rënie në shtetin gjerman me kalimin e viteve, mirëpo është një grup që këtë trend e ka zvogëluar, e që ata janë njerëz me prejardhje nga jashtë, shkruan gazeta gjermane DHZ (Deutsche Handwerks Zeitung).
Referuar studimit të Fondacionit, “Bertelsmann Stiftung Jobs”, numri i firmave nga viti 2005 e deri në 2018 është rritur në 36% në Gjermani, si rezultat i emigrantëve që kanë hapur firmat e tyre.
Numri i të punësuarve në këtë firma, fillimisht ka qenë 980.000 persona gjatë vitit 2005 dhe është rritur në mbi 1.5 milionë, përgjatë viteve, shkruan tutje albinfo.ch.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Nga punëtori sezonal në ndërtim, te pedagogu universitar Naxhi Selimi ka kaluar nga pozita e punëtorit sezonal në ndërtim, në shkallën e lektorit të...
-
Të investosh sot në Kosovë, është heroizëm
-
Afro 3 orë pritje në dalje të pikës Merdarë
-
“Manifesta”, “SunnyHil” dhe “DokuFesti”, me shumë vlera dhe infuzion për ekonominë e Kosovës
-
Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata edhe në kufirin Serbi – Hungari
Jeta në Zvicër
-
Kurrë më shumë orë bllokimi të trafikut në Gotthard se në korrikun 2022 350 orë bllokime trafiku në autostradën e Gotthardit gjatë korrikut 2022. Para pandemisë, në korrik të...
-
2 fëmijë vdesin pas trajtimit me ilaçin zviceran që kushton 2 milionë franga
-
Larg shtëpisë, refugjatët ukrainas po luftojnë me jetën
-
Qeveria zvicerane do të nisë testimin me llogarinë në Instagram
-
Nga punëtori sezonal në ndërtim, te pedagogu universitar