Shqipëria
Emigrimi, rritet numri i bizneseve që mbyllen në Shqipëri
Vetëm në muajin shkurt 2018, numri i subjekteve që kaluan në statusin pasiv e tejkaloi 1000, duke u katërfishuar në raport me katër vite më parë
Situata për biznesin e vogël nuk duket aspak optimiste në Shqipëri. Vetëm në muajin shkurt 2018, numri i subjekteve që kaluan në statusin pasiv e tejkaloi 1000, duke u katërfishuar në raport me katër vite më parë. Të gjendur pa rrugëdalje, bizneset e vogla po tentojnë që të shpëtojnë duke bërë çregjistrime fiktive, por mesa duket fenomeni është pikasur nga Tatime, përcjell albinfo.ch.
“Monitor” kreu një sondazh me bizneset, që kaluan në status pasiv në shkurt. 67% e subjekteve dhanë si arsye krizën, uljen e fuqisë blerëse dhe konkurrencën. Në shumë pak kohë, përqindja e individëve që raportojnë se kanë emigruar pas mbylljes së biznesit është rritur. Ndërkohë, është shtuar edhe përqindja e bizneseve që janë mbyllur prej sëmundjeve…
Ekonomia shqiptare dominohet nga sipërmarrjet e vogla, ndërsa shqiptarët kanë parë si alternativë punësimi, vetëpunësimin.
Por, vetëpunësimi në Shqipëri duket se ka filluar të tkurret, duke reflektuar konsumin e dobët dhe riorganizimin e tregtisë me pakicë drejt supermarketeve e qendrave tregtare. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT, në anketën strukturore 2016, vetëpunësimi në Shqipëri krahasuar me një vit më parë është tkurrur me 13%, apo gati 16 mijë persona në total, që kanë mbetur të papunë.
Nga të dhënat e përllogaritura nga “Monitor”, vetëpunësimi në sektorin e tregtisë u tkurr me 16%. Në këtë sektor rreth kishte 8,900 të vetëpunësuar më pak se një vit më parë. Në total, i gjithë grupi i prodhuesve të shërbimeve numëronte mbi 13 mijë më pak të vetëpunësuar. Rënie të vetëpunësimit ka pasur edhe tek ofruesit e shërbimeve, me rreth 2,200 më pak të punësuar.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










