Shqiperia

Emiratet e Bashkuara shprehin interes për të investuar në Përmet

Kryeministri Ed Rama deklaroi se pas portit të ri të Durrësit për shndërrimin në një port turistik, Emirate e Bashkuara do investojnë në Përmet”, transmeton albinfo.ch.

Sipas kësaj, thuhet se ka marrëveshje mes Emirateve të Bashkuara dhe Qeverisë shqiptare për investime edhe në fushën e turizmit në Përmet.

“Ne po bëhemi gati për aprovimin e masterplanit të fazës së zhvillimit në Durrës, që përfshinë projektin e investimit për transformimit e portit të Durrësit në një port  turistik dhe spostimin e aktivitetit të tregtimit të mallrave mes detit, në një port të ri në anën tjetër në veri të qytetit të Durrësit dhe grupi i ngarkuar nga Princi i Kurorës për këtë investim ka shprehur shumë interes për të investuar në Përmet lidhur me disa faktorë të paktë siç ata e kanë shprehur.

“Së pari ata kanë bërë një studim të rajoneve të vendit dhe sipas tyre Përmeti është një nga zonat me potencialin më të madh të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë së turizmit në dekadën e ardhshme dhe patjetër pas dekadës së ardhshme për dekada të tëra po flasim sepse sipas tyre,gjithmonë, Përmeti ka ca karakteristike të veçanta në aspektin e peizazhit, që nga lumi poshtë deri tek të gjitha pyjet lart. Po ashtu të traditës në aspektin e trashëgimisë kulturore dhe fetar, se për ta kjo është e rëndësishme. Ne themi dhe besojmë se harmonia midis feve dhe komuniteteve fetare është e njëjtë në të gjithë Shqipërinë, po ata kur flasin për Përmetin thonë se është shumë tërheqëse për ne”, tha ai.

Po ashtu, Rama shtoi se “ideja e tyre është për të investuar në Përmet jo në mënyrë evazive, nuk bëhet fjalë për të bërë investime që cenojnë peizazhin apo natyrë, por ata duan të investojnë në struktura fermash, turizëm fermash, ku njerëzit mund të  vijnë të jenë në një zonë rurale edhe të ndërtojnë aty shtëpi, vila, ndonjë hotel të  vogël, por të gjitha të lidhur me fermën dhe me traditën e kultivimit të gjithë asaj paketës bujqësore të zonës dhe të gatimit”, shkruan ATSH.

“Duan po ashtu të fusin si pjesë të investimit edhe shfrytëzimin e prodhimeve  artizanale ushqimore, pra është një projekt shumë i bukur kur dëgjon, nuk ka një projekt konkret në kuptimin urbanistik dhe arkitektonik, por ata janë shumë të vendosur për këtë. Ata duan të shikojnë terrenin sepse në fund të fundi bëhet fjalë për investime  të mëdha. Mendoj se kur projekti i Durrësit do të hyjë në një fazë ku ata do ta kuptojnë përfundimisht vendin, atëherë Përmeti ka radhën”, tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri theksoi se “ata nuk duan të bëjnë një projekt në një vend, por duan të prekin në vende të ndryshme, kuptohet duke përfituar nga qeveria terrene që janë pronë shtetërore dhe duke harmonizuar pastaj me ata që janë aty, banore ose  komunitete për të bërë ndërhyrje të ndryshme. Ata e konsiderojnë të gjithë zonën, si një zonë që duhet bërë e eksplorueshme. Ata panë Gjirokastrën, Tepelenën, pjesën e Labërisë, por kur erdhën në Përmet, thanë qenkan të urtë njerëzit”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.