Kuriozitete
Emocionale: Gjatë garës i tregojnë se i ka vdekur nëna (VIDEO)
Që pas vdekjes së të ëmës, adoleshentja ka qenë aktive në Instagram dhe në njërën nga fotografitë e postuara ka shkruar: “Vazhdo të buzëqeshësh, me shpresë se edhe ti do të buzëqeshësh në parajsë”.
Një vajzë 14-vjeçare e mori lajmin për vdekjen e nënës së saj pasi këndoi në skenën e një reality show televiziv.
Para performancës së saj në Liga Dangdut Indonesia, vajza e quajtur Jannah i tha jurisë se aty ishte për të dalë fituese e kësaj gare, në mënyrë që me paratë e fituara të paguante trajtimin e shërimit të diabetit të nënës së saj.
Pasi me sukses kaloi në këtë rund gare, produksioni i ekzaltuar i këtij emisioni vendosi se do të ishte ide e mirë për këtë këngëtare në rritje që ta telefononte nënën për t’ia kumtuar lajmin e mirë.
Por, nuk doli ashtu. Në telefon u paraqit xhaxhai i Jannah, i cili ia dha lajmin e trishtë se nëna e saj ka vdekur.
“Jannah, nëna jote tha të jesh e fortë, sepse tani do të të duhet të kujdesesh për familjen. Ne e deshëm atë si anëtare të familjes, por fatkeqësisht Allahu e deshi më shumë meqë na e mori. Nëna jote ka vdekur”, i tha xhaxhai i saj.
Ky “incident” jo vetëm që shkaktoi që konkurrentët të shpërthenin në lot, por edhe anëtarët e jurisë të cilët qëndronin krah saj për mbështetje.
Nëna e Jannah dyshohet që vdiq nga sulmi në zemër.
https://youtu.be/SYFnOgbiwh0
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit









