Integrimi
Kandidatët me mbiemra jozviceranë, dukshëm më pak shanse për t’u votuar
Emrat e tyre hiqen në mënyrë mbi mesatare nga listat - kryesisht në favor të konkurrentëve me emra zviceranë
Në zgjedhjet që mbahen në Zvicër, kandidatët me emra që “tingëllojnë” si të huaj janë të dëmtuar dyfish: Sipas një studimi nga Universiteti i Lucernit, emrat e tyre hiqen në mënyrë mbi mesatare nga listat – kryesisht në favor të konkurrentëve me emra zviceranë, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.
Për realizimin e këtij studimi, janë shqyrtuar me kujdes më shumë se 600,000 fletë votimi të ndryshuara nga zgjedhjet e vitit 2015 për Parlamentin Nacional, transmeton albinfo.ch. Pastaj, me anë të regjistrit të mbiemrave, është bërë dallimi midis emrave “zviceranë” – domethënë, emrave të regjistruar para vitit 1940 – dhe atyre “jo zviceranët” – emrave pra (dhe mbiemrave) që janë shfaqur më vonë.
Pastaj janë shqyrtuar teknikat që përdoren gjatë votimit në Zvicër të njohura si “panaschier” (shpërndarja e mundshme e disa votave në lista të ndryshme) dhe “kumulative” e votuesve. Me këtë është zbuluar se emrat që tingëllojnë si të huaj ishin hequr në mënyrë disproporcionale shpesh nga listat ndërsa emrat zviceranë ishin shtuar më shumë se mesatarja.
Sipas studimit, ky zbulim tregon se kandidatët me sfond migrimi janë të zhvlerësuar. Në të njëjtën kohë, aty manifestohet se votuesit u japin kandidatëve vendorë një avantazh që nuk ua japin atyre që janë me prejardhje të huaj.
Autorët e studimit kanë konstatuar këtë dukuri veçanërisht në mesin e anëtarëve të partive të krahut të djathtë.
Megjithatë, sipas studimit, jo gjithçka është e humbur për kandidatët me emra të huaj. Studimi gjithashtu tregon se partitë mund të shmangin kërcënimin e diskriminimit në zgjedhje: Këtë mund ta bëjnë duke pozicionuar sa më lartë që të jetë e mundur kandidatin me emër të huaj. Në këtë mënyrë ato mund të neutralizojnë “të metën e emrit”.
Pothuajse 38 për qind e të rriturve, banorë të Zvicrës kanë sfond migrimi. Pak më shumë se një e treta e tyre – domethënë mbi 13 për qind – janë natyralizuar, sipas Zyrës Federale të Statistikave (BFS), domethënë ata kanë të drejta të plota politike, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, nuk ka shifra të dokumentuara se sa parlamentarë të Zvicrës janë me sfond migrimi.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
Për herë të parë, EPFL-në do ta drejtojë një grua
-
Qytetarët e Lihtenshtajnit dhe Zvicrës kanë pagën më të lartë
-
Ja si duken fanellat e reja të Zvicrës në Kampionatin Evropian
-
Ndërprerje e transportit publik në Gjenevë