Integrimi
Ende asnjë i burgosur kosovar nuk është lejuar të vuajë dënimin në Kosovë
A.S. ka shprehur dëshirën që pjesën e mbetur të dënimit ta vuajë në ndonjë burg kosovar. A.S. në këtë përpjekje të tij ka ndihmën e deputetit nga SVP, Luzi Stamm. Por, dy kërkesat që i ka bërër Stamm dhe A.S. deri tash kanë mbetur pa rezultat
Kanë kaluar tre vjet nga dita kur Zvicra ka nënshkruar një marrëveshje me Kosovën për t`u mundësuar të burgosurve me prejardhje nga Kosova që një pjesë të dënimit ta vuajnë në Kosovë, thuhet në emisionin “10vor10” të televizionit SRF. Marrëveshje të ngjashme Zvicra ka nënshkruar edhe me shumë shtete tjera.
Shtetasi kosovar A.S. ka 13 vjet që vuan dënimin në burgje të ndryshe zvicerane, pasi që është dënuar me burg të përjetshëm për vrasje të rëndë të partneres së tij, përcjell albinfo.ch. Pasi që pas përfundimit të vuajtjes (meqë edhe dënimi i përjetshëm mund të kthehet në dënim të kufizuar, varësisht nga sjellja) ai duhet të dëbohet në Kosovë, A.S. ka shprehur dëshirën që pjesën e mbetur të dënimit ta vuajë në ndonjë burg kosovar. Në këtë mënyrë ai dëshiron të adaptohet me kushtet ksoovare.
A.S. në këtë përpjekje të tij ka ndihmën e deputetit nga SVP, Luzi Stamm. Por, dy kërkesat që i ka bërër Stamm dhe A.S. deri tash kanë mbetur pa rezultat. Si federata e Zvicrës ashtu dhe Republika e Kosovës kanë dhënë dritën jeshile por kantoni Schwyz ku kosovari po vuan burgun, nuk ka dashur të dëgjojë. Ka qenë pikërisht politikani tjetër i partisë së njëjtë, SVP-së, në postin e qeveritarit të këtij kantoni, Andre Rëuegsegger i cili ka hedhur pishtë të dyja kërkesat. “Te A.S. kemi të bëjmë me një vrasës brutal. Ne nuk kemi ende përvoja me këtë marrëveshje në raport me Kosovën, prandaj një rast si ky nuk është i përshtatshëm për tu lëshuar në eksperimentime”, është arsyetuar ai.
Dhe, në fakt edhe pas tri vitesh të marrëveshjes ende asnjë i burgosur nga Zvicra nuk është bartur të vazhdojë dënimin në Kosovë, konstatohet në emision. Aty thuhet se janë kantonet ato që refuzojnë këtë gjë. Kantonet si Berna, Schwyz-i dhe Badelland-i deri tash kanë hedhur poshtë katër kërkesa të këtij lloji. Ato në refuzimet e tyre vendosin theksin në problemin e sigurisë. Sipas tyre nuk është e qartë se si do të procedojë Kosova më tutje me të burgosurit.
Por, nga Berna zyrtare apelohet se nuk ka arsye për shqetësime lidhur me sigurinë në burgjet e Kosovës dhe me kushtet në to. Thuhet se një pjesë e mirë e renovimeve dhe modernizimit të ndërtesave të burgjeve atje është kryer me paratë e Zvicrës.., përcjell albinfo.ch Po ashtu Zvicra ka trajnuar personelin kosovar të burgjeve.
Politikania e njohur e FDP-së Karin Suter-Keller thotë se duhet bërë bartja e të burgosurve në vendet e tyre të prejardhjes. Dhe kjo jo vetëm për shkak të jetësimit të iniciativës për dëbimin e të huajve me dosje krimi, por edhe për të evituar mbipopullimin e një pjese të burgjeve zvicerane. Po ashtu edhe për të lehtësuar buxhetin e shtetit.
Më shumë se 70 për qind të të burgosurve që vuajnë düenimin në Zvicër, janë shtetas të huaj.
E-Diaspora
-
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm Ambasada e Kosovës prezanton flijën dhe ëmbëlsirat tradicionale, ndërsa aktivitetet kulturore vazhdojnë me shfaqjen e filmit... -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












