Shqipëria
Ëndërrojnë të kthehen sërish në Gjermani
Sot Genci dhe bashkëshortja janë të dy në punë e fëmijët nëpër shkolla, me ëndrrën për t’u kthyer në tokën që e prekën një herë
Tre vjet me parë familja Greva me gjashtë anëtarë u nis për të kërkuar azil në Gjermani. Peripecitë zgjaten 40 orë dhe pasi jetuan në kushte të vështira, u sistemuan në një shtëpi të shërbimit social. Por autoritetet i dëbuan dhe i sollën në Shqipëri. Familja është sistemuar në Tiranë, por ëndërr ka sërish Gjermaninë.
Asja dhe Naisa janë motra dhe nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame”, në Tiranë. Asja është në klasën e 9, ndërsa Naisa në klasën e 6. Në verën e vitit 2015, prindërit ju thanë se do të shkonin në Gjermani për një të ardhme më të mirë.
“Janë momente që nuk duam t’i kujtojmë me thënë të drejtën, por u mërzitëm shumë. Kur shkuam në kamp, ndiheshim ashtu si ishim, të huaj”, thonë dy motrat, shkruan “TCH”.
Dy vajzat kanë edhe një vëlla dhe një motër më të madhe. Familja me 6 anëtarë u nis me veturë për në Gjermani, duke udhëtuar përreth 40 orë nëpër shtete të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
“Atje zumë shumë shoqe të reja dhe stafi i mësuesve ishte shumë mikpritës. Kemi ende kontakte me shoqërinë që krijuam atje”, thotë vajzat.
Babai i vajzave, Genci ish-oficer policie tregon se në 2015-ën mbeti pa punë. “Kemi ndenjur gati dy muaj në kamp që ishte një pjesë shumë e vështirë, pasi duhet të ndanim hapësirën e vogël me njerëz që nuk i njihnim, nga vende të ndryshme të botës”, tha Genci.
Pas dy muajve u sistemuan në një shtëpi nga shërbimi social, në Altena, afër Dortmundit. “Dëshira për të jetuar, më dha forcë të bëja çfarëdo lloj pune”, u shpreh Genci.
Genci nuk kishte një zanat, megjithatë nisi të pastronte fasada ndërtesash, madje bëri edhe një kurs profesional. Ndërsa e shoqja bënte praktikë në një azil. Paralelisht të dy mësonin gjermanisht. Punët po shkonin mirë, derisa një ditë, në 4 të mëngjesit trokiti dera.
“Ishte ora 4 e mëngjesit, kur erdhi policia në shtëpi dhe më tha se ti ke të drejtë të qëndrosh në Gjermani, ndërsa familja juaj duhet të largohet”, tregon Genci.
Por çfarë u bëri përshtypje nga vendi i huaj? “Edukata, respekti për njëri-tjetrin, ngrohtësia dhe mikpritja e tyre”, thonë Asja dhe Naisa.
Sot Genci dhe bashkëshortja janë të dy në punë e fëmijët nëpër shkolla, me ëndrrën për t’u kthyer në tokën që e prekën një herë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












