Lajme
“Ëndrra Pa Kufi, Opera Pa Mure” – Rame Lahaj International Opera Festival, hap siparin më 23 korrik
Ky festival ka krijuar ura mes Kosovës dhe botës, duke sjellë artistë të nivelit më të lartë nga shumë vende për të ndarë artin dhe përvojën e tyre me artistët e rinj vendas
Për pesë vite me radhë, Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj (RLIOF) ka qenë më shumë se një ngjarje artistike. Ai ka qenë një mision për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen kulturore të Kosovës.
Nën temën “Ëndrra pa kufi, opera pa mure”, edicioni i pestë përforcon thirrjen për ndërtimin e një shtëpie opere në vend, jo si luks, por si një nevojë jetike për zhvillimin artistik dhe shoqëror. Pavarësisht mungesës së infrastrukturës, festivali ka transformuar çdo hapësirë të hapur në një skenë të denjë për artistët dhe publikun, duke dëshmuar se një vizion i fortë mund të kapërcejë çdo pengesë fizike.
Ky festival ka krijuar ura mes Kosovës dhe botës, duke sjellë artistë të nivelit më të lartë nga shumë vende për të ndarë artin dhe përvojën e tyre me artistët e rinj vendas. Duke qenë një gjuhë universale, opera bashkon, ngjall shpresë dhe promovon mirëkuptim. Përmes këtij misioni, RLIOF vazhdon të mbjellë ëndrra dhe të ngrejë zërin për një të ardhme ku Kosova do të ketë shtëpinë e saj të operës, një vend ku brezat e rinj do të mund të rriten dhe edukohen me dinjitet.
Programi artistik
Shënoni në kalendarin tuaj datat e mëposhtme të mbrëmjeve muzikore të edicionit të pestë të Rame Lahaj International Opera Festival, që do të hapë dyert më 23 korrik deri më 2 gusht. Për plot 10 ditë, RLIOF do të përcjellë netë të paharrueshme muzikore dhe një sërë aktivitetesh të larmishme për të gjithë pjesëmarrësit.
23 korrik | 20:30 Nexhmije Pagarusha (hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)
24 korrik | 20:00 Nexhmije Pagarusha (American Retail Park, Interex, Pejë)
25 korrik | 20:00 Nexhmije Pagarusha (pika kryesore e Interex, Mitrovicë)
27 korrik | Educating the audience of the future
28 korrik | 20:30 Opera Night (hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)
29 korrik | 20:30 New Generation (Universiteti i Arteve, Prishtinë)
30 korrik | 20:30 Ensemble Evening (hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)
2 gusht | 20:30 Gala Night “Rame Lahaj & Friends” (Sheshi Skënderbeu, Prishtinë)
Për informacion të përditësuar të mbrëmjeve muzikore dhe aktiviteteve të tjera të festivalit, na ndiqni në rrjetet tona sociale, në web faqe si dhe përmes emailit:
Email: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/rl.operafestival
Instagram: https://www.instagram.com/rl.operafestival/?hl=en
Web: https://www.rliof.com/
Për akreditim: [email protected]
Biletat për Gala Night Rame Lahaj & Friends:
Online: https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=3929
Kurse të gjitha mbrëmjet tjera janë të hapura për publikun.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











