Kosova
Engel: Qeveria të formohet sa më shpejt
“Sa më tepër që të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës”
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, së fundi ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë.
Ai është shprehur se duhet të krijohet qeveria e re e Kosovës sa më shpejt, sepse sa më tepër të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës.
Po ashtu, kongresisti Engel tha se komuniteti shqiptar në Bronks dhe SHBA janë shembulli më i mirë i realizimit të ëndrrës amerikane.
“Janë pasqyrimi më i pastër i asaj ëndrre dhe Amerikës. Kur Herri Bajraktari erdhi tek unë para 30 vjetëve, nuk e kam ditur se do të ma ndryshonte jetën”, ka thënë Engel.
Gjithashtu ai tha se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta bëjnë sa më shpejt.
“Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet që ta njohin sa më parë”, ka thënë Engel duke falënderuar për përkrahjen.
Nga ana tjetër, lidhur me formimin e qeverisë, thotë se Kosova duhet të krijojë qeverinë sa më shpejt.
“Rri me shpresë dhe pres që partitë fituese të formojnë koalicionin sa më shpejt, të tregojnë që Kosovë është shtet demokratik”, shtoi Engel, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029














