Kosova
Engel: Të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte, jo vetëm shqiptarët
Së fundi, Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se çdo kush që ka kryer krime të luftës në Kosovë, pa marrë parasysh etninë, duhet të sillet para drejtësisë, përcjell albinfo.ch.
Ky reagim erdhi pas raportimeve të mediave se trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës 1998-99 janë gjetur në një varrezë masive në Serbi, afër kufirit me Kosovën.
Ndërkohë që Engel ka kritikuar edhe më herët Gjykatën Speciale me seli në Hagë e cila deri tash është duke hetuar vetëm shqiptarët për krime të pretenduara se janë kryer gjatë dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës në qershor të vitit 1999.
“Çdokush që ka kryer krime lufte, pavarësisht nga përkatësia etnike, duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por, drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie. Tash për tash, duket se kjo po ndodh në Kosovë me Gjykatën Speciale, dhe diçka duhet të ndryshojë”, thuhet në një deklaratë në llogarinë e Twitter-it të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve që kryesohet nga Engel.
“Ata ende po gjejnë trupa të varrosur në Serbi, viktima të (fushatës së) Milosheviqit për pastrim etnik në Kosovë”, thuhet më tutje. Më datë 16 nëntor, në afërsi të Rashkës në Serbi, janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohet se u përkasin viktimave shqiptare nga Kosova.
Informacionin mbi zbulimin e mbetjeve mortore në Kizhevak, afër kufirit me Kosovën, fillimisht më 16 nëntor e bëri të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu. Ai konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës. Në lokalitetin e njëjtë janë bërë gërmime edhe në vitin 2015.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti













