Futboll
Ensar Huruglica, i dyti në listën e golashënuesve në kampionatin U16 në Zvicër
Ensar Huruglica, mesfushori i talentuar shqiptar i SC Kriens-it (LU), renditët i dyti në listën e golashënuesve në kampionatin U16 të Zvicrës, njofton albinfo.ch.
Pesëmbëdhjetëvjeçari Huruglica është golashënuesi më i mirë në ekip, me 10-të gola dhe i dyti në kampionat, vetëm tre gola prapa vendit të parë.
Të shtunën, Ensar Huruglica shënoi një gol të klasit botëror, në fitoren e thellë 10:1 kundër Team AFF-FFV Fribourg-ut.
SC Kriens-i mban pozitën e 2-të në tabelë, me 21 pikë, shtatë më pak se ekipi i pozitës së liderit, FC Concordia Basel-it.
Huruglica është futbollist i FC Luzern-it dhe aktualisht është huazuar në ekipin e dytë më të mirë në këtë kanton, SC Kriens.
Rikujtojmë që Ensar Huruglica, sezonin e shkuar me SC Kriens-in u shpallën Kampion të Zvicrës në U15. Huruglica është i lindur me 27 Maj të vitit 2003, në Gjilan dhe tani bashkë me familjen ai jeton kantonin Luzern-it.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland, mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje

















