Lajme
Epidemiologu zviceran, optimist: “Zbutja e fazës së parë ka kaluar provimin”
"Për momentin duket shumë mirë, mund të themi se faza e parë e zbutjes, ajo nga 27 prilli deri më 10 maj ka kaluar pa rritje të numrit të rasteve me infektim"
Që nga 27 prilli, kufizimet e vendosura më parë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit janë duke u hequr gradualisht. Që atëherë, floktoret janë lejuar të kryejnë punën e tyre ashtu si dhe janë hapur marketet që shesin gjesende të kopshtarisë.
Nga ajo ditë kanë kaluar katër javë. Në këtë pikë kohore, Christian Althaus, epidemiolog në Universitetin e Bernës, shprehet i kënaqur me zhvillimet pas zbutjes së parë, shkruan srf.ch. “Për momentin duket shumë mirë, mendoj se mund të themi se faza e parë e zbutjes, ajo nga 27 prilli deri më 10 maj ka kaluar pa rritje të numrit të rasteve me infektim”, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, numri i infeksioneve të reja të raportuara, çdo ditë është në rënie të vazhdueshme dhe tani ky numër është shumë nën 100. Të kujtojmë, e gjithë kjo duhet krahasuar me numrin mbi 1500 të infektuarve, të raportuar më 23 mars”, ka thënë epidemiologu.
Tashmë janë bërë dy javë që kur fëmijët janë kthyer në shkollat e detyrueshme dhe restorantet kanë filluar përsëri t’u shërbejnë mysafirëve. Se si është duke funksionuar ky hap i dytë lehtësues është ende e paqartë, transmeton albinfo.ch. Por Althaus është optimist: “Konsideroj se, edhe nëse do të ketë një rritje, ajo do të jetë relativisht e ngadaltë. Nuk mund të jetë sikur ajo e fundit të shkurtit apo e fillimit të marsit. Sepse ka ende shumë pako masash që janë në veprim”.
Lehtësimi tjetër pritet të jetë më 8 qershor. Këshilli Federal pritet të vendosë për këtë të mërkurën e ardhshme.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













