Kosova
Epokë e re: 5 gra ministre dhe kryeparlamentarja
15 ministri me 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra do të jetë përbërja e re e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti
Derisa Vetëvendosje për herë të parë merr pozita udhëheqëse, kandidatët e propozuar nga LDK-ja në të kaluarën janë sprovuar në poste të ndryshme ministrore.
Ish-ministri i Financave nga radhët e LDK-së dhe ish-shef i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, pritet të jetë zëvendëskryeministri i parë i Kurtit, derisa Haki Abazi i Vetëvendosjes do të jetë zëvendëskryeministri i dytë i qeverisjes Kurti, raporton KTV.
Abazi ka qenë pjesë e shoqërisë civile dhe ka udhëhequr Fondacionin Rockfeller, përcjell albinfo.ch.
Një muaj pasi mori postin e kryeparlamentarit të Kuvendit, ish-shefi i GP të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, u detyrua të largohej nga kjo pozitë për t’ia lëshuar postin LDK-së.
Por personi i dytë më i votuar në listën e Vetëvendosjes, Konjufca, do të jetë shefi i diplomacisë së Kosovës. Nga niveli komunal drejtori për Shëndetësi, Arben Vitia, do ta vazhdojë punën e tij në nivelin qendror si ministër i Shëndetësisë.
Në qeverisjen Kurti si rrallëherë 5 ministri do të udhëhiqen nga gratë, ndërsa edhe Kuvendi do të drejtohet nga Vjosa Osmani.
Njëra ndër deputetët më të zëshme në Kuvendin e Kosovës, e treta në listën e Vetëvendosjes për nga votat, Albulena Haxhiu, e cila në të kaluarën shpesh kritikoi organet e drejtësisë, do ta udhëheqë Ministrinë e Drejtësisë.
Hykmete Bajrami, e cila në qeverisjen Thaçi-Mustafa kishte udhëhequr Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, në qeverisjen Kurti pritet ta udhëheqë Ministrinë e Arsimit.
Ndërsa ish-drejtoreshës për Rini, Kulturë e Sport në Komunën e Prishtinës dhe ish- shefe e kabinetit të Mustafës, Vlora Dumoshi, i është besuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Emri i Rozeta Hajdarit për herë të parë u dëgjua në zgjedhjet e 6 tetorit si kandidate për deputetë nga radhët e VV-së, por që nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete. Asaj i është besuar Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Financave.
Derisa me ardhjen në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Agim Veliut, Komuna e Podujevës pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Veliu, i cili ka qenë njëri ndër hezituesit më të mëdhenj të koalicionit VV-LDK, në të kaluarën ka udhëhequr edhe Ministrinë e Arsimit në periudhën 2004-2007, kur LDK-ja ka bashkëqeverisur AAK-në.
Kandidati i vetëm në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, në qeverisjen Kurti i është besuar Ministria për Integrime Evropiane.
Zëdhënësi i LDK-së, Besjan Mustafa, i cili në këtë legjislaturë fitoi mandatin e deputetit, pritet të jetë pjesë e qeverisjes Kurti si ministër i Bujqësisë.
Mustafa është i biri i Xhemajl Mustafës, gazetarit dhe aktivistit të LDK-së, i cili ishte vrarë në hyrje të banesës së tij 20 vjet më parë.
Nga profesor i ekonomisë, Lumir Abdixhiku, i cili LDK-së iu bashkua në zgjedhjet e 2017-s, në Qeverinë Kurti do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
Një tjetër profesor i ekonomisë do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar. Besnik Bislimi nga Vetëvendosje, i cili është pjesë e legjislaturës në vitin 2014, do të jetë ministër i Financave. Politikat e ushtrisë së Kosovës do t’i bëjë njëri ndër komandantët e Betejës së Koshares, Anton Quni, i cili kishte fituar mandatin e deputetit në disa legjislatura rresht. Quni në të kaluarën ishte pjesë e TMK-së.
Pavarësisht deklaratave dhe kritikave që Kurti nga karrigia e opozitës bënte për koalicionet, pjesë e të cilave ishte edhe Lista Serbe, kufizimet kushtetuese kanë bërë që edhe në qeverinë e tij dy ministri t’ua japë kësaj partie.
Detyrën e tij si ministër i Kthimit dhe Komuniteteve, Dalibor Jetviq, nga Lista Serbe, do ta vazhdojë edhe në qeverisjen e Kurtit. Ndërsa Ivan Milojeviq, i cili në kabinetin e Ramush Haradinajt ishte drejtor i Zyrës për minoritete, në qeverisjen e Kurtit do të jetë ministër i Zhvillimit Rajonal.
Deputetja e disa legjislaturave të Kuvendit, Emilja Rexhepi, nga komuniteti i boshnjakëve, do ta udhëheq Ministrinë e Administratës.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune Këtë vit, industria e orëve ka punësuar dukshëm më pak njerëz se vitin e kaluar -... -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë












