Lajme
Zvicër: Stuhia rrëzon pemë dhe shkakton probleme në trafik
Stuhia ka shkaktuar kaos në rrugë: disa trupa pemësh janë rrëzuar dhe kanë rënë në autostrada, duke bllokuar korsi të tëra
Stuhia “Mathis” aktualisht ka përfshirë anën veriore të Alpeve, transmeton albinfo.ch. Shpërthime prej 107 kilometrash në orë janë matur edhe në Cyrih.
Erërat kanë rrëzuar pemë në rrugë, mes tjerash edhe në autostradën A1 dhe kanë shkaktuar vonesa në trafik, shkruan srf.ch.
Në male, shpërthimi më i fortë i stuhisë “Mathis” është matur në Säntis me 143 kilometra në orë, ndërsa në Pilatus erërat kanë zhvilluar një shpejtësi deri në 133 km/h.
Stuhia ka shkaktuar gjithashtu një kaos në rrugë: disa trupa pemësh janë rrëzuar dhe kanë rënë në autostrada, duke bllokuar korsi të tëra. Janë prekur A1 në kantonin e St. Gallen midis Meggenhus dhe Rheineck dhe midis Lozanës dhe Gjenevës pranë Coppet.
Një pemë ka rënë gjithashtu në zonën e shërbimit të rrugës në Fuchsberg në autostradën A3, në kantonin Schwyz, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë së qytetit, tregjet rrugore të të shtunës, në Uster ZH janë anuluar, si masë paraprake.
Brigada e zjarrfikësve gjithashtu kishte shumë punë në kantonin e Bernës dhe duhej të bënte disa ndërhyrje të premten pasdite, siç raporton shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit të Bernës. Disa trupa pemësh kanë rënë mbi makina dhe motoçikleta në qytetin e Bernës. Nuk ka të lënduar.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg













