Kosova
Erdhi nga Gjermania në Kosovë për të investuar 10 milionë euro në hapjen e fabrikës së re
Investimet parashihen të jenë afër 10 milionë euro. 95% e prodhimit do të jetë për eksport në Gjermani.
Diaspora po investon në Kosovë. Shumë vjet më parë Ramadan Hashani, së bashku me vëllain binjak, Bajramin, kishte shkuar në Sindelfingen të Gjermanisë (afër Stuttgartit), përcjell albinfo.ch.
Në pjesën më të madhe të jetës së tij atje, punoi në fabrikën e Mercedesit.
Dëshirën më të madhe atëbotë e kishte që të kursente aq sa të mund të blinte një veturë të asaj marke. Atë veturë do ta voziste Arsimi, i biri, i cili po kthehet në vendlindjen e tij, në Vërbicë të Kmetovcit të Gjilanit, 22 vjet pas, tash si investitor për të hapur një fabrikë për prodhimin e dyerve, dritareve, roletave dhe përpunimin e materialit të xhamit në fshatin e tij të lindjes e fëmijërisë.
Fabrika, të cilës ia vendosëm gurthemelin sot, do të punësojë fillimisht 50 punëtorë, e më pastaj do të mund të shkojë deri në 150 punëtorë. Investimet parashihen të jenë afër 10 milionë euro. 95% e prodhimit do të jetë për eksport në Gjermani.
Sa më shumë rritet prodhimi në vend, aq më i lartë është punësimi e eksporti, e aq më e mirë mirëqenia e qytetarëve, shprehet kryeministri i Kosovës për këtë rast.
“Investimet e tilla si të Arsimit, i cili po kthehet në vendlindje bashkë me familjen e tij, na e rrisin besimin dhe na e shtojnë zellin dhe energjinë, për sa më shumë punë të mbara e të mira”, tha ai.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet kriminaliteti në Graubünden Kriminaliteti në kantonin Graubünden ka shënuar rritje gjatë vitit 2025. Sipas statistikave të policisë kantonale, janë... -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët













