Kosova
Erdogan thotë se do të punojë me Bidenin për ti sjellë Kosovës njohje të reja
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se do të punojë për t'i sjellë Kosovës njohje të reja
Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, Erdogan u tha mediave turke se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.
Erdogan tha se do të propozojë një punë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.
Sipas listës së publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, janë 117 vende që e njohin pavarësinë.
Serbia, qysh në vitin 2017, thuhet se bën fushatë diplomatike për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.
Si pasojë e këtij lobimi, disa vende thuhet se i kanë ngrirë raportet e bashkëpunimit me Kosovën.
Serbia, me Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit, 2020, ka marrë obligim që ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërsa Kosova ka marrë mbi vete obligimin që të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












