Futboll
Eros Grezda realizon ëndrrën, kalon te skuadra e Rangers në Skoci
Eros Grezda është shprehur shumë i lumtur me kalimin në Skoci te Glasgow Rangers
Anësori shqiptar, Eros Grezda ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke nënshkruar me skuadrën e madhe skoceze, Rangers.
Ai ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, duke u larguar nga kampionati kroat, përcjell albinfo.ch.
“Është një përvojë e pabesueshme për mua. Unë kam ëndërruar që fëmijë që të luaj me një klub të madh, i mbështetur nga shumë tifozë. Nuk mund të shkonte më mirë për mua se sa tani që jam këtu. Pres me padurim të luaj para tifozëve. Mendoj se ishte koha e duhur për mua, që në moshën 23-vjeçare, të kaloj në një ligë kaq të mirë dhe në një klub të madh si Rangers. Ky është një hap i madh në karrierën time”, ka thënë i emocionuar Grezda.
Ai shton se mezi pret të luajë në skuadrën e re. “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kjo është hera e parë që zbres në një stadium të zbrazët, është një ndjenjë tjetër, është ende e pabesueshme. Unë pres me padurim të luaj ndeshje zyrtare me tifozët. Klubi dhe tifozët presin shumë që unë të jap maksimumin tim. Unë jam një lojtar i shpejtë dhe unë do të mundohem të shënoj gola, kështu shpresoj të shënoj golat e fitoreve këtu”, ka theksuar mesfushori i Kombëtares shqiptare.
Ai do të jetë nën urdhrat e Steven Gerrard, i cili në këtë afat kalimtar ka sjellë 14 lojtarë të rinj.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













