Lajme
Nxënësit e shkollave të mesme në Skoci do të duhet të vendosin maska gjatë gjithë kohës
Qeveria e Uellsit do të rishikojë nëse fëmijët duhet të mbajnë maska fytyre në shkolla pasi nxënësve skocezë u është thënë që të vendosnin maska nëpër korridore.
Ministri i shëndetësisë Vaughan Gething ka kërkuar nga një grup këshillimor shkencor që të marrë në konsideratë udhëzimet aktuale për shkollat në Uells, të cilat do të vazhdojnë mësimin javën e ardhshme.
Ndërkohë, qeveria skoceze zbuloi se nxënësit e shkollave të mesme në Skoci do të duhet të veshin maska fytyre kur lëvizin nëpër korridore dhe zona të tjera komunale nga e hëna e ardhshme.
Veç kësaj, të gjithë nxënësit mbi moshën pesë vjeç gjithashtu do të duhet të veshin maska për fytyrën në autobusët e shkollës në Skoci.
Dhe këto zhvillime do të rritin presionin e mëtutjeshëm mbi kryeministrin Boris Johnson për të ndryshuar udhëzimet për mbulesat e fytyrës në shkollat angleze.
Në anën tjetër Margaret Harris, një zëdhënëse e OBSH-së, ka thënë se veshja e maskës për fytyrë në shkolla duhet të jetë akoma një “vendim lokal”.
“Pika me të vërtetë e rëndësishme këtu është ajo që ndodh në shkolla, vendimet në shkolla, janë diçka që duhet të merren nga autoritetet lokale në bashkëpunim me hmësuesit dhe prindërit në secilën zonë”, tha ajo.
Harris shtoi se fëmijët e moshës mbi 12 vjeç, për sa i përket transmetimit të COVID-19, kanë llojet e njëjta të rreziqeve si të rriturit.
Andaj, vlerëson ajo, “nëse ka ambiente të mbyllura me të vërtetë, nëse me të vërtetë nuk mund të siguroni ventilim të mirë, dhe nuk mund të bëni të mundur që ata të distancohen fizikisht më shumë se një metër larg, atëherë veshja e maskave mund të jetë diçka që i shtoni luftës kundër coronavirusit”, ka thënë zëdhënësja e OBSH-së, përrcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025












