Lajme
Escobar: “Ballkani i Hapur” nuk mund të ketë sukses pa të gjitha vendet e rajonit
Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, tha të mërkurën se nisma “Ballkani i Hapur” nuk mund të ketë sukses, nëse pjesë e saj nuk janë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai i bëri këto komente gjatë një debati në Parlamentin serb me temën “Ballkani i Hapur – Rruga drejt qëndrueshmërisë, bashkëpunimit dhe përparimit në rajon”.
Nismës së hedhur nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia, që synon vendosjen e lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve në rajon, nuk i janë bashkuar Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi.
Zoti Escobar që u lidh virtualisht në debat, tha se është me rëndësi që “të tri vendet që kanë hedhur nismën të jenë të hapura dhe të bisedojnë me tre partnerët e tjerë që janë të rezervuar”.
Ai tha po ashtu se në nismat rajonale duhet barazi dhe të mos ketë diskriminim mbi baza etnike. Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin nismat rajonale, nëse ato nuk pengojnë integrimet evropiane.
“Jemi të gatshëm t’u ndihmojmë në këtë rrugë, që të përmbushni standardet ndërkombëtare, që të bëhemi partnerë me Evropën, për t’u siguruar që ky rajon do të bëhet një prej ekonomive më të rëndësishme në Evropë”, tha zoti Escobar./VOA
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri













